Operacioni ri Anonymousve kundër Izraelit

Hakerët nga grupi Anonymous, gjatë kampanjës kundër Izraelit kanë publikuar mijëra emra, numra të identitetit dhe e-mail adresat të cilat pretendojnë se u takojnë politikanëve, oficerëve të ushtrisë dhe agjentëve të shërbimit të inteligjencës, Mossad.

Këto të dhëna i ka publikuar grupi Red Hack nga Turqia, ndërsa pengesa në faqen e Mossadit ka shkaktuar grupi Sector 404.

Anonymous kanë njoftuar në mes të marsit një sulm masiv ndaj Izraelit, duke kërcënuar që këtë shtet do ta “fshijnë” nga interneti.

“Aktivistët do ta fillojnë sulmin më 7 prill”, kanë shkruar atëherë në profilin e tyre në rrjetin Twitter, ku kanë ftuar të gjithë hakerët e botës t’ju bashkohen në operacionin OpIzrael.

“OpIzraeli” i parë filloi në nëntor të vitit të kaluar, gjatë sulmit izraelit mbi palestinezët në Gazë. Rreth 700 ueb-faqe izraelite pësuan nga sulmet, përfshirë edhe atë të ministrisë së Punëve të Jashtme, faqen zyrtare të Presidentit dhe të ministrisë së Financave.

Pas “OpIzraelit”, Anonymousët kanë postuar në internet informacionet për rreth pesëmijë zyrtarë izraelitë, përfshirë emrat e tyre, numra identifikues tatimor dhe emailat personalë. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakAsadi vajton për përkrahësin e tij, të shiturin Ramadan el Buti
Artikulli vijuesAlarme të rrejshme për bomba në Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit