Hollande njofton rifillimin e forcimit e dispozitivit ushtarak francez në Mali

Presidenti, François Hollande njoftoi sot në Abu Dhabi një riforcim të dispozitivit ushtarak francez në Mali duke pritur dhe mbërritjen e forcave afrikane.

“Për momentin, ne jemi 750 trupa dhe kjo shifër do të rritet (…) dhe së shpejti ne do t’ia lëmë vendin forcave afrikane”, deklaroi Hollande për gazetarët gjatë një vizite në bazën detare “Kampi i Paqes” ku janë vendosur ushtarët francezë.

Franca do të vazhdojë të ketë forcat në tokë dhe në ajër”, shtoi presidenti francez, sipas të cilit vendosja e forcave afrikane do të marrë kohë.

François Hollande njoftoi se goditje të tjera kanë arritur objektivin e tyre në Mali, ku xhihadistët u evakuan në qytetet e mëdha në veri, pas bombardimeve të forcave franceze./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSiri, sulmohet universiteti i Alepos, 80 të vdekur
Artikulli vijuesBritish Airways dënohet për diskriminim fetar