Ascend P2, telefoni më i shpejtë në botë

Prodhuesi i pajisjeve elektronike Huawei krenohet me telefonin e saj të ri inteligjent, Ascend P2 – një telefon që kompania e quan si më të shpejtin në botë.

Pajisja shumë e hollë, e cila është vetëm 7.8 milimetër vjen me një ekran 4.7-inç, sistem Android 4.1 dhe procesor 1.5GHz quad-core. Por në sajë të qarkut të tij 4G LTE Cat4, i cili siguron transferim të dhënash në internet me një shpejtësi deri në 150 Mbps, është dhjetë herë më i shpejtë se iPhone 5, komunikon kompania.

Pajisja është shumë e lehtë dhe përshtatet mirë në dorë, pavarësisht se është e madhe.
Për një vështrim të plotë të Ascend P2, shikoni videon. /IO

Artikulli paraprakPirja e duhanit shkakton kalbjen e trurit
Artikulli vijuesMuslimanët tronditen nga mishi i derrit në qebapat zviceran