Pirja e duhanit shkakton kalbjen e trurit

Studimi më i fundit mbi rreziqet e pirjes së duhanit u mbajtë në Londër në kolegjin Mbretëror që ka treguar se konsumimi i duhanit shkakton kalbjen e trurit!
Kjo do të thotë se pirja e duhanit dëmton aftësinë e kujtesës, të mësuarit dhe të gjykuarit, që do të thotë se pirja e duhanit i bën dëm jo vetëm trupit, por edhe mendjes.

Në fakt, deri më tani pirja e duhanit është konsideruar si problemi më i madh që shkakton kancer të fytit, probleme të frymëmarrjes dhe një shumëllojshmëri të problemeve të dhëmbëve, të tilla si estetike mjekësore.
Hulumtimi është kryer në 8800 njerëz të moshës mbi 50 vjet. Janë ekzaminuar sjelljet e tyre jetësore për tetë vjet me radhë. Nga ata është kërkuar që të mësojnë fjalë të reja apo të përmendin numër sa më të madhë të kafshëve në një minutë.

Siç raportohet nga Dnevnik.hr, pirja e duhanit shkakton rrezikun e sulmit në zemër, korrelacion dhe goditje në aftësin e të gjykuarit. Përfundimi është se ekziston një lidhje e fortë midis pirjes së duhanit dhe rezultatëve të dobëta në provime. /IO

Artikulli paraprakSuspendohet shefi i spiunëve të Gjilanit
Artikulli vijuesAscend P2, telefoni më i shpejtë në botë