Asnjë vendim nga takimi i Ahmetit me nënkryetarët

Ka mbaruar takimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, me të gjithë nënkryetaret e kësaj partie në selinë qendrore të Tetovës.

Ata kane diskutuar nëse është e mundur krijimi i një qeverie me mandatarin Gruevski.

Mësohet se gjatë kësaj mbledhje ka pasur përplasje midis nënkryetarëve, pasi disa prej tyre nuk janë më dakord me këtë opsion. Një nga nënkryetarët Nevzat Bejta, është shprehur hapur kundër këtij opsioni duke thënë se ai personalisht nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se është diskutuar për te gjitha opsionet e mundshme, dhe po shihet se cila mund te jetë ajo më e volitshmja. Gjithashtu, Osmani tha se bisedimet do të vazhdojnë edhe gjate ditës së nesërme dhe do të kemi të reja.
Nga burime jo zyrtare mësohet se VMRO-DPMNE-ja do të mandatojë si kryeministër të ardhshëm Nikola Poposkin, nëse arrihet një marrëveshje për qeverisje me partitë shqiptare.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka intensifikuar takimet me kryesinë e ngushtë të partisë, dy ditë para se të skadojë afati kur mandatari Nikolla Gruevski duhet të formojë Qeverinë. Jozyrtarisht mësohet se jo të gjithë anëtarët e kryesisë mbështesin parimin “fituesi me fituesin”. Gjatë ditës, pritet që BDI-ja të bëjë publike qëndrimin, nëse shkon me Gruevskin apo do të presë mandatarin Zioran Zaev. Një nga skenarët e shumëpërfolur është që ministri i jashtëm Nikolla Popovski të vijë në postin e kryeministrit. Mes tjerash, VMRO-DPMNE duket se ka lëshuar pe edhe për postin e kreut të Kuvendit, post që thuhet se më në fund do ta marrë BDI-ja. Zyrtari i lartë i partisë së Ahmetit, kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari, gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar, deklaroi se do të preferonte që kreu i VMRO-DPMNE-së Gruevski të mos ishte partner por kundërshtar sepse sipas tij, retorika e Gruevskit, nxit motivet për vepra të mira. Dehari thotë se nuk duhet të partitë politike të kenë primare interesat personale ose të grupacioneve politike.

Në një mënyrë kundërshtarë, meqë të motivon më shumë për të bërë punë të mbara. Në fakt me rëndësi është bashkëpunimi i të gjithëve. Nëse u qasemi problemeve nga këndvështrimi i qytetarit, atëherë kjo do të na motivojë të gjithëve për të bashkëpunuar që qytetarët tanë t’i shohim një jetë më të mirë. Për mendimin tim, për këtë shtet, ajo që është më se e nevojshme është funksionimi i një organi hetues të pavarur dhe organeve gjyqësore të pavarura – deklaroi Fatmir Dehari, BDI.

Ambasadori Zhbogar përsëriti qëndrimin unanim të ndërkombëtarëve se vendit i duhet një Qeveri që do të angazhohej në zbatimin e reformave urgjente prioritare të cilat duhet të marrin mbështetje në Kuvend.

E rëndësishme është që të fitojmë një qeveri që do të angazhohet seriozisht, sinqerisht dhe tërësisht në zbatimin e reformave urgjente prioritare dhe janë të përmendura në raportin e KE-së. Ne besojmë se agjenda evropiane mund të bashkojë të gjithë partitë, jo patjetër Qeverinë, por të gjithë partitë që ta mbështesin atë, të mbështesin reformat kur të arrijnë në parlament – tha ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Gruevskit i mbeten edhe dy ditë deri në përfundim të mandatit për formimin e shumicës. Në rast të dështimit të formojë Qeverinë, fjalën më pas e ka presidenti i shtetit Gjorge Ivanov për të emëruar mandatarin tjetër.

Artikulli paraprakFMN-ja parashikon vështirësi për Londrën, ndërsa bankat përgatiten për zhvendosje
Artikulli vijues“Kjo Europë nuk ka më shumë se 3 vite jetë”