Assad rishfaqet në publik

Mediat shtetërore siriane thanë se presidenti Bashar al-Assad ka vizituar Universitetin e Damaskut të shtunën, që shënon herën e dytë të paraqitjes së tij në publik gjatë kësaj jave.

Televizioni shtetëror tha se Assad mori pjesë në zbulimin e statujës dedikuar “dëshmorëve të universiteteve të Sirisë”.

Një foto e postuar në faqen zyrtare të Asadit në Facebook e shfaq atë të rrethuar nga truprojat dhe dashamirësit.

Assad rrallë shfaqet në publik.

Të mërkurën ai vizitoi një termocentral në Damask për të shënuar Ditën e Një Majit.

Para kësaj vizite, paraqitja e fundit e tij publike ishte raportuar në një qendër arsimore në Damask më 20 mars.

Rreth 100 studentë dhe të tjerë u vranë në dy sulme të veçanta në universitetet në Aleppo dhe Damask në muajin janar, përkatësisht në muajin mars./bs/kohaislame

Artikulli paraprakBanglladesh – Arrin në 590 numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese
Artikulli vijuesMbroni telefonin nga shiu dhe rëra me mbështjellësin special për smartfonë