Assadi bombardon qytetet!

Avionët luftarakë të Sirisë kanë bombarduar qytetin e dytë më të madh të vendit, Aleppon. Aktivistë të opozitës siriane njoftuan se të martën gjatë gjithë ditës kanë vazhduar luftimet mes forcave kryengritëse dhe atyre qeveritare në qytetin verior, që deri para disa ditësh ka qenë relativisht i qetë dhe i paprekur nga revolta qytetare kundër sundimit të regjimit të presidentit Bashar al Assad.
Aktivistët, sipas BBC-së, njoftuan se në Aleppo ka dhjetëra të vrarë. Sipas tyre, forcat qeveritare kanë sulmuar edhe burgun e qytetit, ku u vranë rreth 20 të burgosur. Po ashtu, Komitetet e Koordinimit Lokal të Opozitës, njoftuan se forcat qeveritare kanë bombarduar disa rajone jashtë kryqytetit Damask, si dhe në Deir Ezzor dhe Homs.

Dhe derisa luftimet vazhdojnë, Assad emëroi tw martwn shefin e ri të sigurimit të shtetit dhe zyrtarë të tjerë të lartë të inteligjencës. Kreu i Drejtorisë për Siguri të Brendshme në Siri, Ali Mamluk, u emërua në postin e kreut për siguri kombëtare. Zëvendës i tij u caktua të jetë kreu i inteligjencës ushtarake, Abdul Fatah Kudsija. Personat që kishin udhëhequr më parë pozitat në fjalë u patën vrarë në javën e kaluar gjatë shpërthimit të një bombe në një nga ndërtesat qeveritare në Damask.

Ndërkohë, qeveria e Asadit po ndeshet me presionin ndërkombëtar në rritje pas 16 muajsh gjakderdhjeje.Presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi Sirinë të mos përdorë armë bërthamore. Ai tha se Assad do të mbahet përgjegjës, nëse Siria përdor gazin lotsjellës, ose lëndë të tjera kimike vdekjeprurëse. Po ashtu Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, tha se “territori i kontrolluar nga opozita do ta kthehet në një ‘parajsë të sigurtë’ brenda Sirisë. Ajo po ashtu tha se ende nuk është shumë vonë për presidentin Assad që të përgatitet për dorëzimin e pushtetit.

Assad e trashëgoi pushtetin në vitin 2000 nga i ati, Hafez, i cili e kishte udhëhequr Sirinë për 29 vjet. Në mars të vitit të kaluar filluan protestat kundër regjimit, të cilat forcat qeveritare filluan t’i shtypin me dhunë. Prej disa muajsh ëshët formuar edhe Uështria e Lirë e Sirisë, e cila udhëhiqet nga opozita dhe vendi tashmë është në luftë civile. Mbi 17 mijë veta, shumica civilë, janë vrarë, por Assadi nuk ka dhënë shenja të dorzimit të pushtetit.kohaislame

Artikulli paraprakEfiçienca (efikasiteti) vs. Efektiviteti
Artikulli vijues“Betohem! Zoti më ndihmoftë!”