Emiri i Katarit transferon pushtetin tek i biri

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Emiri i Katarit i cili udhëhoqi vendin e tij për 18 vjet, ka transferuar “frenat e pushtetit” te djali i tij.

Emiri do të dorëzojë pushtetin te Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, 33 vjeç, në një fjalim drejtuar kombit të martën.
“Unë deklaroj se do të dorëzoj pushtetin te Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, dhe jam plotësisht i sigurt se ai është përgjegjës, meriton besimin, dhe është i aftë për të marrë mbi supe përgjegjësinë dhe përmbushjen e misionit, “tha Sheikh Hamad.
“Zoti i Plotfuqishëm e di se unë nuk e dëshiroj pushtetin për hir të fuqisë, as nuk u përpoqa për të sunduar për motive personale, por ajo që kam vepruar gjithmonë ka qenë interesi i kombit, dhe se interesi i përbashkët na ka diktuar që ne të kalojmë në një kapitull të ri, e që fillon me largimin tim”, tha Emiri i Katarit.
Në fjalim, sheiku Hamad gjithashtu i bëri thirrje popullit të Katarit për të mbrojtur identitetin e tyre.
“Unë besoj se ju jeni plotësisht të vetëdijshëm për besnikërinë tuaj dhe identitetin tuaj arab dhe mysliman”, tha ai. “Unë ju bëj thirrje për ruajtjen e vlerave tona civilizuese, tradicionale dhe kulturore, me origjinë nga feja jonë. Ne besojmë se bota arabe është një trup njerëzor; një strukturë koherente, ajo lulëzon nëse të gjitha pjesët e saj janë të begata “, mbaroi Sheik Hamad.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakAntenat e IPKO-s dhe VALA-s pa licencë, nuk dihet sa rrezatojnë
Artikulli vijuesAshpërsohen krimet e forcave të Asadit: Dhjetëra viktima, në mesin e tyre gra e fëmijë