Assadi fituesi i madh i luftimeve kundër ISIS-it

ALEXANDER KUDASCHEFF 
Palmyra është sërish në duart e forcave qeveritare në Siri. Kjo do të thotë më shumë se rimarrje e pushtetit në një qytet me kulturë antike
Fare e qartë është që IS në Siri dhe Irak është në tërheqje e sipër. Palmyra, qyteti oaz i antikitetit, është futur sërish nën kontrollin e forcave të Assadit. Kjo është e rëndsishme për shkaqe simbolike dhe strategjike, sepse Asadi tashti shtrin pushtetin deri në qendrën e IS – në Raqa. Ndërkohë që ushtria irakiane po përgatit sulmin në Mosul. Nëse merret edhe ky qytet, “Shteti Islamik” do të zvogëlohet dhe ngushtohet, ndërsa humbja dhe shkatërrimi i IS është i parashikueshëm. Por kjo nuk ndryshon asgjë në rreziqet për sulme terroriste në Evropë. Eventualisht rreziku nga sulmet terroriste mund të rritet, sepse IS do të jetë nën presionin e ikjes dhe është e mundur që të godasë pa menduar shumë. E sigurt është vetëm një: IS është nën presion ushtarak dhe po zvogëlohet gjithnjë e më shumë numri i luftëtarëve të rinj vullnetarë.
Zhvendosja e fuqive
Rrënimi i mundshëm i IS, me të gjitha barbaritë e tij në emër të fesë islame, është një bekim për njerëzit e vuajtur në Siri dhe Irak. Por fitorja e Assadit në Palmyra – me ndihmën e Rusisë – zhvendos peshën strategjike në rajon. Assadi shndërrohet në një faktor të rëndësishëm pushteti. Nën mëshirën e Moskës, e cila mund ta largojë shpejt, por kjo nuk duket në horizont. Ai që do paqe, apo të paktën fundin e luftës, në këtë rajon, ai duhet të bisedojë me Baschar al-Assadin. Kjo është shumë e hidhur për opozitën demokratike në Siri, e cila aktualisht është në migracion, por kjo është e vërteta. Njeriu që në pesë vitet e luftës së tmerrshme qytetare, mban përgjegjësinë për më shumë se 250.000 të vdekur, keqtrajtime dhe dëbime, sërish është një figurë e paevitueshme në pokerin e pushtetit në Lindjen e Mesme.
Edhe rusët janë më të domosdoshëm se kurrë më parë në tavolinën e bisedimeve. Ata i kanë bërë të mundura sukseset në luftën kundër IS dhe me siguri që do të kërkojnë çmimin e tyre. Do të thotë: Assadi mbetet në pushtet, ndërsa rusët megjithë problemet e mëdha ekonomike në vend, sërish janë një faktor i rëndësishëm në Lindje të Mesme. Jo vetëm për shkak të bazave në Siri, por janë shndërruar në një kundërpeshë të SHBA, për shkak se Obama është tërhequr nga ky rajon dhe duket se nuk ka interesa atje. Një gabim mbase fatal, por mbase i kuptueshëm pas fiaskos në Irak.
Ndërsa evropianët po merren me krizën e refugjatëve. Ata janë në tryezën e bisedimeve për Sirinë. Janë të gatshëm të angazhohen ekonomikisht, ndonëse me “soft skills”. Por ata janë në rastin më të mirë vetëm një prej palëve që duhet të nënshkruajnë paqën. Influenca e tyre në këtë rajon kaherë është dytësore, sepse ata vetëm po shikojnë se si Franca po angazhohet ushtarakisht pas sulmeve terroriste të 13 nëtntorit 2015. Por kjo nuk ka sjellur ndonjë ndikim politik.
Lufta e pashpallur mes sunitëve dhe shiitëve
Gjendja strategjike: Assadi është fituesi më i madh i luftimeve kundër IS. Rusët e kanë rifituar ndikimin. Amerikanët po shikojnë, të preokupuar me fushatën e tyre parazgjedhore. Evropianët flasin, por nuk mund të vendosin asgjë. IS gjendet para shkatërrrimit. Terrori po vazhdon në Paksitan, Nigeri dhe Evropë dhe mbetet një sfidë e madhe për botën arabe dhe atë Islame. Ndërsa Irani po luton me sukses për rikthimin e pushtetit në rajon. Arabia Saudite po fundoset dhe po humb në luftë kundër Jemenit. Me fjalë të tjera: lufta e pashpallur mes shiitëve dhe sunitëve po vazhdon.

/DW

Artikulli paraprakMësimi i një gjuhe të huaj mbron trurin
Artikulli vijues“Shiat” në qendër të Tetovës hapën Fondacionin për Kulturë dhe Shkencë