Vitin e kaluar zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka kërkuar aleatë për ta ndaluar “privatizimin e keq” të aseteve publike të cilin është duke e bërë Qeveria, nën drejtimin e Hashim Thaçit. Tani kur aleatë i janë bërë tri parti opozitare, ai është përcaktuar të vihet në mbështetje të shefit të ekzekutivit.
Deputetët e Koalicionit për Kosovë të Re, me përjashtim të Muhamet Mustafës, që është shprehur publikisht kundër “privatizimit me çdo kusht”, të pasurisë publike, kanë vendosur që të enjten të votojnë në mbështetje të Rezolutës së PDK-së, për vazhdim të privatizimit në formën e deritashme.
Shefja e grupit parlamentarë të KKR-së, Myzejene Sulejmani, ka mohuar që koalicioni të ketë devijuar nga programi ekonomik i vitit 2010, por nuk e ka parë të arsyeshme që procesi i privatizimit të ndalet ashtu siç pretendon Vetëvendosja.
“Ne, edhe pse jemi partner në Qeveri, çdo herë e kemi bërë të qartë se jemi për një tjetër lloj privatizimi. Mirëpo, mes dy opsioneve: të ecet apo të pezullohet ky proces, ne e shohim me të drejtë opsionin e parë”, ka thënë Selmani për “Kohën Ditore”.
Ajo ka shprehu bindjen se bllokimi i privatizimit, e sidomos ai i PTK-së, nuk do të jetë në interes të vendit.
“Është shumë lehtë ta bllokojmë privatizimin e PTK-së. Por shtrohet pyetja se çka do të fitojmë nga ky veprim. Nga praktika e deritashme është parë se sa më shumë që zvarritet procesi i privatizimit të këtij aseti, aq më shumë i bie vlera”, ka deklaruar Selmani.kohaislame
You Might also Like
EKSKLUZIVE: Isa e mendon tërheqjen. Lutfi Haziri e Vjosa Osmani vazhdojnë betejën për të parin e LDK-së
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mund të tërhiqet nga gara për ta…
By
4 Min Read
PDK e para me vota në nivel vendi
Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës është e para…
By
1 Min Read
Ja pse Serbia kërkon hise në Liqenin e Ujmanit
Liqeni shtrihet në dy shtete; atë të Kosovës dhe Serbisë. Por serbët nuk mjaftohen me…
By
3 Min Read
Bajrami urdhëron Inspektoratin të hetojë çështjen e diplomave në Pejë
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka urdhëruar Inspektoratin e Arsimit, për inspektim special të validitetit…
By
4 Min Read
Gjendet e vrarë një vajzë në Prishtinë
Një femër e moshës së re me inicialet D.Zh, është gjetur e vdekur në banesën…
By
2 Min Read
Qeveria s’di për “ngrirjen” e Bukoshit
Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës nuk e dinë se dy zyrtarët e lartë qeveritarë, Bujar…
By
1 Min Read
