SHBA-të e bombarduan Serbinë për interesa gjeostrategjike(Video)

Se Lëvizja Vetëvendosje ka raporte të ftohta me ndërkombëtarët, është një çështje që është diskutuar në vazhdimësi .

Anëtarë e aktivistë të ksaj lëvizje, kanë kundështuar dhe vazhdojnë të kundështojnë secilin sygjerim që mund të vijë nga miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, me arsyetimin se këta të fundit kanë cenuar sovranitetin e vendit që nga paslufta dhe shpallja e pavarësisë së vendit.  

Mirëpo, Visar Ymeri tash kryetar i Vetëvendosjes, ka shkuar edhe më larg. Ai ka thënë se ndërhyrja e forcave të NATO-sdhe ndihma e shtetit amerikan është bërë me interesa gjeostrategjike.  
Kështu Ymeri ka “harruar” solidaritetin e popullit amerikan e në veçanti të Presidentit të atëhershëm amerikan Bill Clinton, i cili ndihmoi Kosovën për të dalë njëherë e përgjithmonë, nga regjimi i Slobodan Milosheviqit.  

“Unë konsideroj që bombardimi që bënë Ndërkombëtarët dhe Perëndimi në vitin 1999 kundër Serbisë u bë i mundshëm për interesa gjeostrategjike që mundë t’i kenë pasur shtetet e Perëndimit dhe në veqanëri SHBA-të “, ka deklaruar Ymeri. 

Kjo deklaratë e tij mund të dëgjohet gjatë një dokumentarii cili flet për ish Jugosllavinë. Deklaratëne Ymerit mund ta dëgjoni tek minuti 1:13./kohaislame
Artikulli paraprakAterron aeroplani me 73 emigrantë të kthyer
Artikulli vijuesMë 25 mars,Daçiqi në Kosovë