Për pesë muaj të këtij viti, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka realizuar 14 për qind më shumë të hyra se në periudhën e njëjte të vitit paraprak. Shprehu në shifra i bie se këtë pesëmujor ATK ka realizuar të hyra në vlerë prej 156 milion eurove, ndërsa në periudhën e njëjte të vitit paraprak kishte inkasuar 141 milion euro.
Rritja e të hyrave ka ardhur si rezultat i rritjes së efikasitetit të ATK-së, ndikimi i pakos së re fiskale, tha drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri gjatë prezantimit të raportit të punës së ATK-së për këtë pesë mujor.
Ai po ashtu ka treguar se nga sot ka hyrë në fuqi vendimi i ri i Vlerësimet dhe Rivlerësimet Doganor. Me këtë vendim sqarohen detyrimet tatimore, mënyra e deklarimit dhe pagesës së TVSH-së, TAP dhe TAK për tatimpaguesit, veprimtaria e të cilëve është e lidhur me importin mallrave dhe pajisjeve në rastet kur këto importe i nënshtrohen vlerësimeve apo rivlerësimeve doganore.
Në këtë prezantim ishte prezent edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti. Ai ritheksoi se Qeveria nuk ka në plan të vendosë tatime të reja, mirëpo nuk ka përjashtuar mundësinë e rritjes së akcizës për duhanin.
Imeri: Kemi të hyra më shumë për 14 % se në periud hën e njëjte të vitit të kaluar
“Tek të hyrat kemi 14.2 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Trendi është shumë pozitiv, presim që të shtohen të hyrat të kemi tejkalim edhe të planit, i cili është i miratuar në fillim të vitit për ATK-në. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kanë qenë të inkasuara 141,8 milionë ndërsa në këtë periudhë kemi 156 të hyra, që është diku për 14.8 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. …Kjo është si rezultat i rritjes ekonomike. Kemi trendin pozitiv të Tatimit në të Ardhurat e Korporatave dhe të ardhurat Personale. Prej të hyrave të përgjithshme që janë 156 për këtë pesëmujor kemi 62.5 milionë euro nga Tatimi mbi Vlerës se Shtuar , që kemi një vlerë afërsisht 1 milionë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. 48.8 milion euro kemi në të ardhura personale q ë është për 7 milionë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 44.7 për qind tatime në të ardhura nga korporatat”, tha Imeri.
Ai po ashtu ka prezantuar edhe vendimin e ri vendimi e ri për vlerësimet dhe rivlerësimet doganore. Me këtë vendim sqarohen detyrimet tatimore, mënyrën e deklarimit dhe pagesën e TVSH-së, TAP dhe TAK, për tatimpaguesit, veprimtaria e të cilëve është e lidhur me importin mallrave dhe pajisjeve në rastet kur këto importe i nënshtrohen vlerësimeve apo rivlerësimeve doganore.
Imeri: Vendimi i ri në linjë me standardet ndërkombëtare
“Është një vendim shpjegues publik për vlerësime dhe rivlerësime doganore. Qëllimi i këtij vendimi shpjegues publik është që të sqaroj detyrimet tatimore, mënyrën e deklarimeve dhe pagesës së TVSH-së, Tatimit në të Ardhura Personale dhe tatimit në të Ardhurat te Korporatave pà «r të gjithë ata tatimpagues që kanë raporte biznesore me bizneset jashtë Kosovës. Potencialisht me të drejtë Dogana që e ka, kur dyshon se vlerësimi nuk është i saktë, e drejta për rivlerësim këtu e sqaron ky rivlerësim se për qëllimet të kostos së mallit të shitur merret vlera e transaksionit, përkatësisht e faturës jo rivlerësimi dhe vlerësimi doganore. Ky vendim synon që të bie në linjë me raportimet sipas standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar edhe raportimin tatimor”, tha Imeri.
Ai po ashtu është ndalur tek procesi i fiskalizimit, ku ka thënë se janë shtuar aktivitete e ATK-së dhe ky proces është menaxhuar më mirë. Ai tha se aktualisht janë të fiskalizuar 24,557 tatimpagues dhe janë të pajisur me pajisje elektronike fiskale 31,545 biznese. Ndërsa, ATK ka konfiskuar 2,681 printerë jofiskalë. Në ndërkohë ministri i Financave Avdullah Hoti, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së normës s ë akcizës në duhan.
Hoti: Mund t’i prekim normat e rritjes të akcizës
“Kjo Qeveri e ka bërë të qartë me ndryshimin e pakos fiskale në shtator të vitit të kaluar se nuk do të vendos tatime të reja ose nuk do të rrisë tatime ekzistuese. Mund t’i prekim normat e akcizës, varësisht prej nevojës që kemi , sepse akciza nuk ka vetëm qëllime tatimore por kanë qëllime të ruajtjes së shëndetit të ambientit ose qëllime të tjera që varësisht prej llojit të mallit mbi të cilin vendoset akciza. “, tha Hoti.
Ndërsa sa i përket transportit publik të autobusëve të komunës së Prishtinës, Hoti tha se Qeveria dhe ministria që ai drejton i ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme dhe sipas tij, tani mbetet që kërkesa të procedohet në Qeveri e më pas në Kuvend për miratim.