Australi, Viktoria legalizon kanabisin për qëllime mjekësore

Pas Holandës na ka rënë rasti të dëgjojmë disa shtete të Amerikës, por edhe ndër vendet e asaj Latine, të liberalizojnë tregun e kanabisit për qëllime mjekësore, por tashmë edhe Australia e ka një shtet të sajin me të drejta të plota për përdorimin e ligjshëm të kanabisit, Viktorian, njofton TCH.

Të parët që do të kenë qasje në përdorimin e këtij ilaçi, duke filluar nga viti 2017, do të jenë fëmijët me epilepsi në gjendje të rëndë, bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë së këtij shteti, Jill Hennessy, pasi ligji i quajtur “për qasjen ndaj kanabisit kurativ” të kalojë në Parlament. Ky ligj mundëson prodhimin, furnizimin dhe aksesin ndaj produkteve të kanabisit kurativ në shtetin e Viktorias.

“Po e nisim me fëmijët me epilepsi të rëndë, jetët e të cilëve kanë treguar përmirësime domethënëse, sepse ne e dimë që këta fëmijë nuk para përmirësohen deri në një moshë të madhe”, tha Hennessy. “Ne thjesht duam të përmirësojmë cilësinë e jetës së tyre”.

Ajo deklaroi gjithashtu se, deri më tani prindërve të këtyre fëmijëve me çrregullime u është dashur ta blejnë ilegalisht këtë drogë. “Thjesht mendoj se në këtë moment është e padrejtë dhe e papranueshme t’u kërkojmë prindërve të marrin një vendim mes shkeljes së ligjit dhe veprimit në interes të fëmijëve të tyre”, tha ajo. “Ndaj dhe këta prindër nuk do t’i kenë më këto dilema”.

Hennessy tha se aksesi ndaj drogës, i disponueshëm në forma të ndryshme përfshi tretësirë, vaj, kapsula, spraj dhe lëngjeve, do të ofrohet gradualisht e me shumë mundësi do të jetë i disponueshëm edhe për kujdesin paliativ apo ata me virusin HIV.

Artikulli paraprakFerizaj: I dërgon vetes mesazhe kërcënuese vetëm të dalë azil në BE
Artikulli vijuesQeveria ndanë 43 milionë euro për subvencione në bujqësi