Australi, xhamia në shënjestër të anti-islamikëve

Anti-islamikët që shënjestruan xhaminë Thornlie në qytetin Perth në perëndim të Australisë, gjatë kohës së faljes së namazit të teravisë i vunë flakën një automjeti të parkuar dhe shkruajtën fjalë fyese në muret e jashtme të xhamisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Xhaminë Thronlie e cila i përket Kolegjit Islamik Australian e që ndodhet në verilindje të qytetit Perth, mësohet se në sulmin gjatë faljes së namazit të teravisë, një automjeti të cilit iu vu flaka erdhi në gjendje të papërdorshme, kurse katër automjete të tjera pësuan dëme.

Personi ose personat ende të paidentifikuar për të cilët supozohet se automjetin e kanë djegur duke hedhur benzinë mbi të, mësohet se gjithashtu kanë shkruar fjalë fyese kundër Islamit në muret e jashtme të xhamisë.

Kryeimami i xhamisë Yahya Adel Ibrahim, në deklaratën e bërë në median sociale, tha se gjatë incidentit afërsisht 300 persona po falnin namazin e teravisë në xhami dhe se edhe përkundër sulmit, xhemati ka qëndruar brenda derisa e ka mbaruar faljen e namazit.

Duke vënë në pah se xhemati nuk ka pësuar dëme nga sulme, Ibrahim tha se “Me siguri që ky është krim i urrejtjes. Mendojmë se ky sulm është vepër e në personi ose grupi. Përkundër incidentit, të gjithë qëndruan në xhami për ta përfunduar namazin, duke mos e ulur kokën para terrorit”.

Ndërkaq, sulmin ndaj xhamisë e dënoi edhe kryeministri i Australisë Malcolm Turnbull, i cili deklaroi se “Australia është ngritur mbi themelet e respektit reciprok. Ky është rregull i artë. Ndiej keqardhje për sulmet e tilla dhe i dënoj në mënyrë të ashpër”.

Në ndërkohë, njoftohet se policia ka hapur hetim për kapjen e sulmuesve.

Në kryeqytetin e Australisë Perëndimore, Perth, në vitin 2014 ishin organizuar sulme të ngjashme. Në muret e qendrave të muslimanëve, përfshirë edhe Xhaminë Sulejmanije e cila vepron nën çatinë e Drejtorisë së Çështjeve Fetare, ishin shkruar shkrime me përmbajtje anti-islamike.

Artikulli paraprakKryeqendrat evropiane dhe botërore me ngjyrat e flamurit turk
Artikulli vijuesGormez pret dijetarët emigrantë në darkën e iftarit