Qeveria australiane që mendon se fëmijët që nuk vaksinohen janë një kërcënim për shëndetin publik, përgatitet për një zbatim të diskutueshëm.
Në zbatimin që do të hyjë në fuqi në vitin 2016, familjeve që nuk vaksinojnë fëmijët, do tu priten ndihmat që bëhen nga shteti.
Ligji që parashikon ndërprerjen e ndihmave për familje që arrin në 15 mijë dollarë në vit, mori mbështetjen e të gjitha partive në votimin e bërë në parlament.
Kurse familjet të cilat hezitojnë për disa nga vaksinat, kanë reaguar kundër këtij vendimi.
Familjet e rreth 40 mijë fëmijëve, nuk i bëjnë vaksinat për shkak të ngurrimit ndaj përmbajtjes së tyre.
Familjet, kanë filluar një fushatë për të mbledhur firma ndaj anulimit të vendimit në fjalë./trt