Australia tërheq para kohe trupat nga Afganistani

Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard ka bërë të ditur se Australia do të tërheqë trupat e saj nga Afganistani më herët, seç ishte planifikuar. 

Gillard ka njoftuar se shumica e trupave australiane do të jenë në shtëpi në fund të vitit 2013, një vit përpara afatit. Kontingjenti australian prej 1.500 trupash është më i madhi nga vendet joanëtare të NATO-s, ndërsa për detyrë kryesore e tyre ka qenë trajnimi i brigadës së Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit, për të marrë përgjegjësitë e sigurisë në provincën Uruzgan. 

Artikulli paraprakKalifornia ka ndërtuar vetëm një kampus universitar, por ka krijuar 21 burgje të reja
Artikulli vijuesInformacione e refleksione mbi “Xhaminë” e pritshme