Australia tërheq trupat nga Afganistani

Australia ka mbyllur bazën e saj kryesore në Afganistan dhe trupat e fundit janë larguar nga provinca e Uruzganit. Lajmi është dhënë nga zyrtarët ushtarakë australianë.

Ushtria e Australisë ka qenë prezente në bazën Tarin Kot që nga viti 2005, ndërsa prania e saj në Afganistan ka nisur që në vitin 2001.

Kryeministri Tony Abbott deklaroi: “E dimë që ushtria jonë ka paguar një çmim të shtrenjtë: 40 të vdekur dhe 261 të plagosur rëndë. Por, kjo sakrificë nuk ka shkuar kot. Sot, Uruzgani është një vend shumë më i mirë sesa 10 vite më parë.”

Sipas ministrit të Mbrojtjes David Johnston, nga viti 2014 prezenca australiane në Afganistan do të reduktohet në 400 persona të cilët do të stërvisin dhe këshillojnë forcat e sigurisë afgane.

Shumica e trupave ushtarake ndërkombëtare do të largohen nga Afganistani në fund të vitit 2014.

/tch/kohaislame

Artikulli paraprakEnver Sekiraqa po gjykohet në Dubravë
Artikulli vijuesPDK e AAK në objektet e uzurpuara