Austria dëshiron të ndalojë fluksin e migrantëve përgjatë Ballkanit

“Austria dëshiron jo vetëm të zvogëlojë fluksin e migrantëve në Evropë por edhe tërësisht ta ndalojë”, tha ministrja e Brendshme e këtij vendi Johanna Mikl-Leitner

VJENË (AA) – Austria dëshiron jo vetëm të zvogëlojë fluksin e migrantëve në Evropë por edhe tërësisht ta ndalojë, porositi sot ministrja e Punëve të Brendshme të këtij vendi Johanna Mikl-Leitner në konferencën ministrore për menaxhimin e përbashkët të migrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja austriake në konferencën për Rrugën Ballkanike në të cilën marrin pjesë ministrat e Punëve të Bredshme të Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Malit të Zi, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Sllovenisë deklaroi se Austria edhe më tej angazhohet për zgjidhje të përbashkët të çështjes së migrantëve, porse BE-së i nevojiten “masa afatshkurtëra nacionale” derisa fluksi nuk ndalet.

“Më rëndësi dhe domosdo është që të ndalet fluksi i migrantëve nëpërmjet Ballkanit. Na nevojiten masa të cilat do të mund të kalojmë së bashku me vendet e Ballkanit”, porositi Leitner në deklaratën për media. Duke mbrojtur nevojën e takimit, ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurz deklaroi se Greqia, e cila nuk është ftuar në konferencën ministrore, “është e interesuar vetëm të transportojë refugjatët sa më shpejtë që është e mundur në Evropën Qendrore”.

Artikulli paraprak“Dhuna dhe terrorizmi nuk gjejnë referencë në Islam”
Artikulli vijuesAvionët rusë sulmojnë një treg në Idlib, 8 të vdekur dhe 28 të plagosur