I pari i shijave të Iranit bën thirrje për kryengritje në Arabinë Saudite

Ajatollahu që udhëheq lutjet e së premtes në Teheran, së fundi ka shprehur habinë e tij pse sauditët nuk ngrihen kundër udhëheqjes së tyre, është cituar të ketë thënë Movahed Kermani, nga agjencitë e lajmeve të Iranit.
 
Tensionet janë thelluar dhe ka një eskalim të retorikës ndërmjet këtyre dy vendeve, pasi Arabia Saudite ndërmori hapin e parë, për t’i “prerë këmbët e gjarpërit shiit” në gadishullin arab, duke sulmuar lëvizjen Huthi, të mbështetur me të gjithë kapacitetin nga Irani.

Për të nxitur urrejtje dhe luftë, shijat e Iranit, javëve të fundit, përfshirë figurat udhëhqeëse fetare dhe politike por edhe mediat iraniane kanë thirrur slogane kundër familjes Saud që e udhëheqë Arabinë Saudite, si “vdekje Al Saudit”, pas lutjeve të së premtes në disa qytete, përfshirë Teheranin dhe Qomin.
Artikulli paraprakMiliona makina tërhiqen nga tregu për shkak të airbagëve
Artikulli vijuesMinistri i Brendshëm i Gjermanisë: Përsërit, muslimanët ishin viktimat e para të terrorizmit