Austria e gatshme të mbyll vendkalimin kryesor me Italinë

1 Min Read

“Një hap i tillë në vendkalimin kufitar Brenner do të ndërmerrej nëse Italia refuzon të pranojë migrantë të cilët i kthen Austria”, deklaroi një zyrtar austriak.

Ministri austriak i Mbrojtjes Hans Peter Doskozil deklaroi se vendi i tij është i gatshëm që tërësisht të mbyll vendkalimin kryesor me Italinë, në rast se fluksi i migrantëve sjell deri te “situata ekstreme”

“Një hap i tillë në vendkalimin kufitar Brenner do të ndërmerrej nëse Italia refuzon të pranojë migrantë të cilët i kthen Austria, ndërsa të cilët nuk mund të vazhdojnë rrugën drejt Gjermanisë”, deklaroi një zyrtar austriak.

Siç lajmëron ORF-ja shtetërore, Deskozil njoftoi se në Austri që nga fillimi i vitit kërkesa për azil kanë dorëzuar mes 16 mijë dhe 17 mijë persona.kohaislame

TAGGED:
Share This Article