Revista “Time” citon ajetin kur’anor në lidhje me Helmetat e Bardha të Sirisë

0
650

Revista Time ka cituar së fundmi një ajet nga Kur’ani, libri i shenjtë i muslimanëve, në kopertinën e numrit të saj të fundit të tetorit, duke cituar ajetin “Kushdo që shpëton një jetë, është si të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin”, në një artikull të dedikuar grupit vullnetar në Siri, përgjegjës për shpëtimin e mijëra civilëve.

Historia ka të bëjë me ata që kryejnë funksionin e mbrojtjes civile të Sirisë, të njohur ndryshe si Helmetat e Bardha, të cilët kanë shpëtuar tashmë me mijëra njerëz nga ndërtesat e bombarduara gjatë luftës civile. Grupi mori çmiminRight Livelihood Award në shtator.

“Ata hyjnë atëherë kur hidhen bombat nga ajri për të nxjerrur njerëzit nga rrënojat e godinave të rrënuara”, tha Ole von Uexkull, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Right Livelihood Award, për Helmetat e Bardha.

“Shumë njerëz në Siri besojnë se, kurdo që të arrihet një marrëveshje paqeje, Helmetat e Bardha do të jenë ata të cilët do të ndihmojnë në rindërtimin e vendit nga rrënojat”.

Dhe më pas është cituar ajeti 32 i sures El Maide në Kur’an, për faktin se është bërë tashmë kredoja e Helmetave të Bardha: “Kushdo që shpëton një jetë, është si të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin”. /tesheshi.com/