Davutoglu, thirrje liderëve të vendeve të OBI-së për unitet kundër islamofobisë

“Islami dënon terrorizmin”, tha kryeministri turk Davutoglu duke shtuar se liderët e vendeve të OBI-së duhet të kapërcejnë dallimet dhe të mblidhen rreth interesave të botës islame.

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu u bëri thirrje të enjten liderëve dhe përfaqësuesve të 56 vendeve dhe pjesëmarrësve të Samitit të 13-të të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) në Stamboll për marrjen e qëndrimit të përbashkët përballë identifikimit të islamit me terrorizëm dhe kundër islamofobisë.

“Islami dënon terrorizmin”, tha kryeministri turk. Davutoglu tha se liderët e vendeve të OIC-së duhet kapërcejnë dallimet politike dhe të mblidhen rreth interesave të botës islame.

Ai theksoi rëndësinë e unitetit lidhur me çlirimin e territoreve të okupuara muslimane.kohaislame

Artikulli paraprakKoorporatat amerikane kanë 1.4 trilion dollarë në parajsat fiskale
Artikulli vijuesAustria e gatshme të mbyll vendkalimin kryesor me Italinë