Automjeti luftarak i këmbësorisë amerikane do të jetë gati dy herë më i rëndë se tanku

Në vlerësimin e ri të Departamentit të Buxhetit të Kongresit Amerikan është publikuar pesha e zëvendësueses së ardhshme të makinës së vjetëruar luftarake Bradley. Zëvendësuesja e saj do të jetë 1.3 herë më e rëndë se tanku M1A1 Abrams dhe 1.8 herë më e rëndë se tanku rus “T-90”.

Automjeti i ri luftarak i këmbësorisë amerikane GVC do të ketë një peshë rekord prej 84 tonësh dhe do të jetë automjeti i blinduar më i rëndë në fushën e betejës në të ardhmen e afërt. Pesha jashtëzakonisht e madhe e tij shpjegohet kryesisht me nevojën për të siguruar një nivel jashtëzakonisht të lartë të mbrojtjes kundër armëve antitank.

Blerjet e GVC planifikohet të nisin në vitin 2018.

Artikulli paraprakAmerikanët do të zhvillojnë një "gjuetar" të papilotuar të nëndetëseve
Artikulli vijuesWithers: Shqipëria mund ta arrijë ëndrrën që lindi 100 vjet më parë