iPhone-i i ri është 18% më i hollë se modelet e mëparshme

Duket se telefoni inteligjent i gjeneratës së ardhshme të Apple-it do të jetë shumë më i hollë se paraardhësit e tij, sipas fotografive të shfaqura kohët e fundit.

Kompania e rregullimit të telefonave iResQ.com – e cila deklaroi se ka marrë disa ekrane për montim dhe pjesë të tjera për iPhone-in e ri – ka postuar fotografi të modelit të fundit duke e krahasuar atë me iPhone 4S-në dhe është e qartë se pajisja e fundit është pak më e hollë. Në fakt, ky është rreth 18% më i hollë.
iPhone i ri (në foto) duket të jetë rreth 7,6 i trashë në krahasim me iPhone 4S-në që është 9.3 mm. Ai gjithashtu duket se është më i hollë nga trashësia e panelit të pasëm të xhamit.
Është gjithashtu e qartë se iPhone 5 është dukshëm më i gjatë se iPhone 4S, i cili është gjithashtu në përputhje me thashethemet që qarkullojnë në ueb.

Për një përmbledhje të plotë të thashethemeve në ditët para ngjarjes së Apple-it në 12 Shtator, shikoni galerinë më poshtë.
Çfarë specifikimesh të reja ose karakteristikash shpresoni të shikoni në pajisjen e re? Ju lutem dërgoni komentet tuaja./krokodili/kohaislame

Artikulli paraprakFeith: Kryeministri nganjëherë i merrte me rezerva
Artikulli vijuesUshqimet e shendetshme ne tavolinen e vjeshtes