Autonomia për veriun, ëndërr e Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur zërave se ekipi serb ka ndërmend që të kërkoj një autonomi substanciale për veriun e Kosovës, ka thënë se kjo është një ëndërr e kamotshme e Serbisë por që nuk do të realizohet kurrë.

Ai ka shtuar se bisedimet politiket me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve do të përfundojnë me njohje reciproke të të dyja vendeve.

Këtë komente, kryeministri Thaçi i ka bërë sot gjatë inspektimit që i ka bërë punimeve përfundimtare në seksionin 5 të Autostradës Vërmicë-Merdarë.

Ai e ka vlerësuar larë punën që po bëhet ndërtimin e autostradës, transmeton KP.

Përurimi i këtij segmenti, prej 61 kilometrash, i autostradës, do të bëhet më 27 nëntor të këtij viti.kohaislame

Artikulli paraprakBisedimet të kushtëzohen me kthimin e të pagjeturve
Artikulli vijuesNjë toger policie dhe tre qytetarë arrestohen për arin e Pejës