Lushtaku s’është pishman që Garda s’e nderoi Rugovën

Nuk ka lejuar asnjë gardist t’i bëjë nderime trupit të pajetë të Presidentit Ibrahim Rugova. Thotë se ka shumë arsye pse tetë vjet më parë veproi ashtu. Ai ndihet krenar qe nuk i beri nder ish presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës.

Nuredin Lushtaku, edhe njëqind herë po të kthehej koha prapa, është i bindur se njësoj s’do ta respektonte urdhrin e Agim Çekut, ish-Komandantit të TMK-së, për ta nderuar dr. Rugovën.

Nuk i ka rënë pishman për veprimet e tij të para tetë vjetëve. Në vitin 2006 si komandant i Gardës së Kosovës, ka refuzuar që ushtarët e tij të bëjnë nderime pranë arkivolit të presidentit Ibrahim Rugova.

Për moszbatimin e e këtij urdhri thotë, Lushtaku thotë se kishte shumë arsye. Tash zv/ministër i Diasporës, ai thotë se edhe në njëvjetorin e vdekjes së Rugovës, për të njëjtën arsye u pezullua.

Dita e vdekjes së Ibrahim Rugovës për të ka qenë vetëm një ditë normale e jetës së tij.

“Ajo ditë për mua ka qenë një ditë normale. Si çdo ditë e zakonshme”.

“Në atë kohë më është kërkuar nga ish-komandanti i TMK’së Agim Çeku, që t’i dërgoj pjesëtarët e Gardës në ceremoni mortore. E kemi diskutuar dy-tri herë këtë punë. Unë kam qenë i pajtimit që t’i dërgoj edhe pse nuk kam pasur një urdhër me shkrim. Unë e kam vlerësuar që nuk ka arsye që pjesëtarët e Gardës t’i dërgoj për ta nderuar Ibrahim Rugovën”.

“Ai asnjëherë nuk e ka njohur UÇK’në, nuk e ka ndihmuar ushtrinë me asgjë, përkundrazi ka pas lloj-lloj etiketimesh prej tij. ‘Jo janë dorë e zgjatur e Serbisë, pjellë e UDB’së’ e plot etiketime tjera”, flet për Ibrahim Rugovën, Nurudin Lushtaku në gazetën “Tribuna”.

Por moslejimi i gardistëve që t’i bëjnë nderime trupit të pajetë të Presidentit Ibrahim Rugova, sikur edhe njëqind herë të ndodhte, s’do t’i kishte lejuar.

“Edhe njëqind përvjetorë, arsyet janë të njëjta. Edhe nuk e ndjej veten keq asnjëherë për veprimin që e kam bërë”.

“Edhe sot po të më jepej mundësia, të njëjtin veprim do ta bëja. Bile e ndjej veten mirë që e kam pasur atë mundësi”, thotë ai për “Tribunën”.

Ai kujton se në kohën kur po bëhej varrimi i Rugovës, ka mundur të ketë pasur pjesëtarë të Gardës që donin ta nderonin ish-Presidentin, por ata s’kanë mundur ta bëjnë pa urdhrin e gjeneralit, respektivisht Nuredin Lushtakut.

Artikulli paraprakDavos, sistemi financiar nuk po funksionon mirë
Artikulli vijuesAvokati i Popullit, do ta vizitojë Shukri Alijun në burgun e Prilepit?