Autostrada më e gjatë në botë do të jetë rreth 20.000 kliometra dhe do të lidhë Rusinë me Britaninë dhe Amerikën, rrugë që përfshin gjysmën e perimetrin të globit. Kumti.com
Sipas mediave britanike, në tavolinën e presidentit Vladimir Putin ka mbërritur një propozim tejet strategjik, ku është hedhur ideja për ndërtimin e autostradës më të madhe në botë, rreth 20.000 kliometra , e cila do të lidhë skajin më perëndimor të Rusisë me ngushticën e Beringut pranë Alaskës.
Sipas DailyMail autostrada do të lidhë të gjitha rrjetet ekzistuese rrugore në Evropë dhe Azi dhe do të lejojë udhëtarët që të udhëtojnë në autostradën e re nga Britania e Madhe në Shtetet e Bashkuara.
Së bashku me autostradën mendohet që të ndërtohet është një gazsjellës dhe një linjë hekurudhore. Projekti pritet që ta kthejë Rusinë në një qendër të transport global. Ky plan ambicioz i quajtur Brezi i Zhvillimi Trans-Euroaziatike (TEPR) është hartuar nga Shefi i Akademisë ruse të Shkencave ,Vladimir Fortov.
Ky projekt ambicioz përfshin edhe lidhjen me hekurudhën Trans-Siberiane apo ndërtimin e gazsjellësve përgjatë autostradës. Kreu i Akademisë së Shkencave të Rusisë, Vladimir Fortov ia ka dorëzuar planin “Rripi i zhvillimit Trans-Eurasian” presidentit Putin, por nuk ka një shifër të saktë se sa mund të kushtojë ai.
Ndërsa një rrjet hekurudhor në Siberi është zgjeruar kohët e fundit edhe me një stacion mbi lumin Lena në Yakutsk të Rusisë. Kjo linjë do të mund të shtrihet më tej në lindje të Magdalas dhe Paqësorit verior.
Ekipi i projektit e ka vlerësuar triliona dollarë ekzekutimin e detyrës. Aktualisht, rruga më e gjatë në botë është në Australi, ku Autostrada 1, përshkron të gjithë vendin, duke mbuluar rreth 9.000 kilometra.
“Projekti është shumë ambicioz dhe i kushtueshëm, por do të zgjidhë shumë probleme për zhvillimin e atij rajoni të gjerë”, ka deklaruar Fortov. Krijuesit e këtij projekti shprehen se ndërtimi i tij do të kërkojë triliona dollarë, por insistojnë se përfitimet ekonomike që do të ketë Rusia, tejkalojnë çdo kosto.Kumti.com