Talebanët: Bëhuni gati për "sulmet e pranverës"

Talebanët në Afganistan njoftuan se ditën e premte do të fillojnë “sulmet e pranverës” kundër qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mücahed në një deklaratë me shkrim duke theksuar se talabanët do të fillojnë “sulmet e pranverës” ditën e premte në orën 05.00, gjithashtu ka pohuar se do të vazhdojnë sulmet e armatosura deri sa të tërhiqen të gjithë të huajt në Afganistan.
 
Mücahed, i cili pretendon se edhe pse misioni luftarak i NATO-s ka përfunduar, forcat e SHBA-së ndërmarrin akoma operacione të sulmeve ajrore dhe tokësore në disa rajone të vendit. Ai gjithashtu pretendoi se SHBA-ja në kuadër të Marrëveshjes së Sigurimit Bilateral të nënshkruar me Afganistanin, akoma vazhdon të kontrollojë territorin ajror dhe tokësor të vendit.
 
Zëdhënësi i talebanëve ka mbrojtur qëndrimin e tij se SHBA-ja si pasojë e luftës së talebanëve ka nxjerrë një pjesë të madhe të trupave ushtarake nga Afganistani, duke u mundur.
 
Gjithashtu theksohet se sulmet të cilat fillojnë në një mënyrë rutinë çdo vit, me nisjen e stinës së pranverës, këtë vit do të emërtohen edhe me emrin “Këmbëngulje”.
 
Pas përfundimit të misionit të NATO-s vitin e kaluar në Afganistan, ky vit do të jetë viti i parë ku forcat e sigurisë afgane do të përballen të vetëm kundër talebanëve.
 
Theksohet se këtë vit ditë të vështira do të jenë për forcat e sigurisë afgane të cilat nuk kanë forca ajrore dhe kanë mundësi të pakta në armët e rënda.
 
Gjithashtu në rajonet veriore vërehet se ka patur një rritje të sulmeve të talebanëve. Ditën e djeshme në qytetin Samangan në veri të vendit si pasojë e një operacioni të ndërmarrë nga forcat e sigurisë afgane ndaj një shtëpie ku ndodheshin talebanët, u vranë 6 militantë dhe një polic dhe u plagos edhe një polic tjetër.
Artikulli paraprakRinisin bisedimet për programin bërthamor të Iranit
Artikulli vijuesMesdheu, varr i të pashpresëve