Avdullah Hoti: Jemi unik

Avdullah Hoti është shprehur i bindur se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është më i bashkuari në skenën politike të Kosovës.

Shefi i këtij Grupi Parlamentar thotë se deputetët e LDK-së përfaqësojnë partinë më të madhe në Kosovë.Duke reaguar ndaj raportimeve të mediave se është përçarë Grupi Parlamentar i LDK-së, Hoti ka kundërshtuar këto pohime.

Sipas Hotit, LDK shpejt do të marrë përgjegjësi për udhëheqjen e vendit.“Grupi Parlamentar i LDK-së përfaqëson partinë me përkrahjen më të madhe në Kosovë dhe është plotësisht unik.

Kaq. Tash kur shpejt marrim përgjegjësi në udhëheqjen e vendit sigurisht se porositen shkrime”, ka shkruar Hoti në Facebook.Megjithatë, në të kaluarën, partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa disa herë është përballur me mosunitet brenda grupit parlamentar.

Artikulli paraprakDemarkacioni varet nga disponimi i Listës Srpska
Artikulli vijuesVideo e rrallë: Prekazi, disa orë pas rënies së Jasharajve (Video)