Si pasojë e një sulmi ajrorë të avionëve rus në Meshhed të Halepit, 7 civilë humbën jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga informacionet që gazetari i AA ka marrë nga Mborjtja Civile në Halep thuhet se avionët rus kanë bombarduar një qendër të banuar në Meshhed të Halepit, rajon ky i cili është nën kontrollin e kundërshtarëve të regjimit të Asadit. Si pasojë e këtij sulmi 7 persona kanë mbetur të vrarë dhe 23 të tjerë të plagosur.
Burimet thanë se ekipet e shpëtimit po mundohen të nxjerrin 3 persona të cilët janë të bllokuar nën gërmadhë, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spitalet e improvizuara më të afërta.
Burimet thanë se avionët rus kanë bombarduar edhe vendbanimet në Salahaddin, Xhub Kuba dhe Bab Xhedid.
”Rusët vazhdojnë të ndihmojnë regjimin në Halep”-
Jasir Ebu Ammar, një aktivist në Halep ka thënë për gazetarin e AA se avionët rus kanë sulmuar vendbanimin Salahaddin për ti ardhur në ndihmë forcave të regjimit të Asadit.
”Që prej mëngjesit deri më tani bien bomba mbi Salahaddin. Avionët rus nga ajri dhe regjimi i Asadit nga toka. Rusia vazhdon të ndihmojë forcat e regjimit të Asadit në veri dhe në jug të Halepit” ka shtuar në fjalën e tij Ammar.