Në prag të 100 ditëshit: Sa ishte e suksesshme deri më tani Qeveria Haradinaj?

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj më 19 dhjetor të këtij viti pritet ta përmbushë 100-ditëshin e parë.

I ardhur në krye të ekzekutivit Hardinaj qysh në ditën e parë shkarkoi Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi (të drejtuar nga Murat Meha) dhe emëroi Komisionin e Ri (të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi).

Kryeministri aktual qysh para se të vinte në pushtet pati premtuar se do të sjellë ndryshime, duke ua siguruar qytetarëve të Kosovës liberalizimin brenda tre muajve qeverisjeje, por ani pse tremujori po ofrohet nuk ka kurrfarë lëvizjeje në këtë drejtim.

Kështu konsiderojnë njohësit e këtij procesi, të cilët thonë se Qeveria aktuale nuk ka bërë aq sa ka premtuar për këtë periudhë kohore.

Ndërkaq përderisa ekspertët e sigurisë fajësojnë Qeverinë për mospunë drejt krijimit të ushtrisë, ata të çështjeve ekonomike thonë se kryeministri ka marrë disa vendime të drejta sa i përket fushës së ekonomisë.

Megjithatë, të njëjtit e kritikojnë kryeministrin për numrin e madh të zëvendësministrave, meqë kjo praktikë e rëndon tejet shumë buxhetin e shtetit.

Por, pavarësisht tërë këtyre, përfaqësuesit e koalicionit vlerësojnë se është duke u bërë një punë mjaft e madhe nga Qeveria.

Por opozita, duke ironizuar, thotë se i vetmi “sukses” i Qeverisë mund të cilësohet emërimi i 101 zëvendësministrave… /zëri/

Artikulli paraprakHaradinaj: Faleminderit President Rugova
Artikulli vijuesEdita Tahiri mohon se është sulmuar gjatë qëndrimit në veri të vendit.