Fejzi Ajdari – Sa me duket (madje edhe vetja) budalla, kur shoh reagimet e disa individëve të tipit (analistë universalë për spostimin e vëmendjes nga problemet reale, bashkë me edhe disa budallistë, që s’u lodhën duke luajtur rol avokatie), pas ‘super-hot-line-skandalit’ dhe skandaleve tjera, që, sipas paralajmërimeve, pritet të publikohen diëve në vijim!?
I kuptojë këta të kategorisë së dytë -“budallistët’, sepse në jetën e tyre përvec partisë, nuk kanë ndonjë vlerë dhe afinitet. Në fakt, punësimet e para i kanë nga nëna parti dhe tani mendojnë se edhe budallakitë e funksionarëve, duhet t’i mbrojnë me cdo kushte. Më vije të qajë kur e shoh sjelljen e tyre të mjerë, shkurtëpamëse dhe të pa sens. Por s’i kuptojë këta analistët (që aktivizohen sipas nevojës së partisë në pushtet, për ta spostuar vëmendjen e opoinionit nga superskandali diku tjetër). Natyrisht reagimi i tyre nuk është i rastësishëm, sepse gjithmonë të njëjtit analistë vihen në shërbim të relativizimit dhe mbrojtjes së satanës politike, pavarësisht se ngandonjëherë shtirën medemek si kundër qeverisë!
Për budallistët (që mundohen ta mbulojnë diellin me shoshë), dua t’ju them vetëm dicka: Koha e BDI-së, (TIK-TAKU ka shtuar intenzitetin), po përfundon me kaq. Mos luani rolin e avokatit, se nuk e shpëton dot ortekun që lëviz nga maja e Eisbergut. Bashskë me BDI-në edhe ju, duhet t’i takoni të së kaluarës. Ska qeverisje të përhershme…
Për analistët: Jeni bërë turpi i dynjasë dhe prostitucionistë të gazetarisë shqiptare. Na i neveritët edhe gazetarinë, duke qëndruar vazhdimisht në preherë të qeverive. Ju po tregoni se edhe dje kur ishte PDSH-ja në qeveri, po të njëjtit ishit. Tamam, tani më kujtoheni se edhe dje ishit ne shërbim të pushtetit, sikur sot që mundoheni me e zhvendos vëmendjen e opinionit nga super-skandali.
Për të dyjat kategoritë kam një selam dhe sugjerim miqësorë:
Duke bërë avokati, për ta mborjtuar super-sex-hot-skandalin, ju bëni dy herë krim dhe më të pamoralshëm se ata!
Nëse ata kënë bërë atë që po e dëgjojmë e shohim, JU EDHE I MBRONI EDHE BëHENI SI ATA.
Pra, ju bëni dy herë krim, dhe kjo s’do t’ju falet kurrë, ama kurrë më besoni. Prandaj, mendoni esull, nëse nuk ju ka tradhtuar mbamendja dhe memoria!
You Might also Like
Goditja e fortë e Messit thyen dorën e një tifozeje të Villarrealit
Nga klubi katalunjas thonë se kanë arritur të gjejnë gruan me emrin Raquel të cilën…
By
1 Min Read
Katër cilësitë që duhet të ketë veshja që të pranohet namazi
Cilësitë që duhet të ketë veshja me të cilën falemi, në mënyrë që namazi ynë…
By
1 Min Read
Kryqet dhe shqiponjat ndërtime të egra, Qyteti i Shkupit – jo kompetent
Këshilltarët e opozitës në Qytetin e Shkupit, thonë që vendosja e shqiponjës dykrerëshe dhe kryqit…
By
2 Min Read
Vetëm dje në Maqedoni kanë hy 6000 refugjatë
Vetëm gjatë ditës së diel në Maqedoni kanë hyrë 6000 refugjatë, të cilët më pas…
By
1 Min Read
Lufta kundër pornografisë: 81 të arrestuar në Spanjë
Rreth 300 policë në Spanjë, kanë kryer bastisje të mëdha te 80 shtëpi, për të…
By
0 Min Read
Natën të vret, ndërsa ditën të vajton!
Që nga shfaqja e ISIS-it, dhe më tepër pas skenarëve të tmerrshëm të tyre, tërë…
By
3 Min Read
