Avokati i Popullit Ixhet Memeti konfirmon maltretimin e dy të paraburgosurve në Manastir

Avokati i Popullit ka konfirmuar lajmin e Alsat M se në burgun e Manastirit janë keqtrajtuar dy nga 3 të paraburgosurit për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë. Lajmi ishte denoncuar nga familjarët e të paraburgosurve të cilët i kanë vizituar në burg dhe kanë vërejtur se të afërmit e tyre kanë në trup dhe fytyrë, shenja të dukshme që tregojnë se janë keqtrajtuar dhe rrahur nga zyrtar të burgut.

“ Bëhet fjalë për 3 persona të cilët ndodhen në burgun e Manastirit. Gjatë procedurës e cila deri më tash është zhvilluar kemi konstatuar lëndime tek 2 persona të cilët janë në paraburgim edhe atë në bazë të deklaratave të tyre këto lëndime janë shkaktuar në hapësirat e burgut të Manastirit, ato lëndime janë të shkaktuara nga persona zyrtar”, tha  Ixhet Memeti, Avokat i Popullit. Mehmeti konfirmon se posedon edhe fotografi, të cilët, dëshmojnë plagët në trupat e dy të paraburgosurve në Manastir dhe në bazë të dëshmive dhe ingerencave të tij ai do të ngrisë padi penale “Në rast se vijmë në konstatim, a ka elemente të veprës malltretim gjatë ushtrimit të detyrës dhe në rast të tillë ne do të mund që conform ligjit të avokatit të popullit të bëjmë denoncim penal. Është karakteristikë se të dy të arrestuarit të cilët pohojnë se dhe i kemi fotografuar ata dhe ne i kemi si institucion, pohojnë se ato lëndime nuk kanë ndodhur gjatë bastisjes apo gjatë qëndrimit në stapcion policor apo gjatë bartjes së tyre por gjatë dorëzimit dhe në hapësirat e burgut”, tha  Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.  Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti nën  ingerencë të të cilit janë burgjet e Maqedonisë në një deklaratë për ASLAT M thotë se do të ngrisë procedurë jo vetëm ndaj keqtrajtuesve por edhe ndaj atyre të cilët nuk e kanë parandaluaraktin e malltretimint të paraburgosurve. “Lidhur me përdorimin e dhunës ndaj dy nga të paraburgosurit, në këtë moment ju sigurojë se po ndërmerren të gjitha masat për ndriçimin e rastit edhe atë në bashkëpunim mes Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë për Ekzekutimin e sanksioneve, MPB-së e kështu me rradhë. Pas verifikimit të fakteve urgjentisht do të ndërmerren të gjitha masat konform ligjit kuptohet. Ju garantojë se pa marrë parasysh se për çfarë maltretimi bëhet fjalë, do të ndërmiren masa rigoroze ndajë të gjithë atyre që kanë keqpërdorur autorizimet e tyre por edhe ndaj atyre që nuk kanë parandaluar ose denoncuar rastin”, tha Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë. Në ditët në vijim pritet që Avokati i Popullit të ngrisë padi penale për dy ose më tepër persona të punësuar në burgun e Manastirit të cilët kanë keqtrajtuar dy të paraburgosurit në rastin ‘Monstrum’. Valmir Kuçi/alsat/kohaislame

Artikulli paraprakNJË AVION IZRAELIT SHKEL HAPËSIRËN AJRORE TË QIPROS SË VERIUT
Artikulli vijuesHagë, shtyhet gjykimi kundër Mlladiçit