Hagë, shtyhet gjykimi kundër Mlladiçit

Kryesuesi i panelit gjyqësor në gjykimin e Ratko Mlladiçit, Alfons Ori ka shtyrë për një afat të pacaktuar procesin gjyqësor për shkak të mënyrës së paraqitjes së provave nga prokuroria.

Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë nuk ka dorëzuar disa dëshmi mbrojtjes së Mlladiçit, për të cilën ka qenë e detyruar ta bëjë ligjërisht. Ori ka thënë se gjykatësit janë duke analizuar pasojat e këtij veprimi.

Gjykatësi ka thënë gjithashtu se gjykimi do të vazhdojë, sa më shpejt të jetë e mundur. Prokuroria ka pranuar gabimet që ka bërë dhe nuk është ankuar në vendimin për të shtyrë gjykimin. Mbrojtja e Mlladiçit ndërkaq ka kërkuar një pushim gjashtëmujor të gjykimit. /indekseonline/kohaislame

Artikulli paraprakAvokati i Popullit Ixhet Memeti konfirmon maltretimin e dy të paraburgosurve në Manastir
Artikulli vijuesRama: Berisha po bën shurdhin