
Do doja të theksoj se liria është gjëja e rëndësishme për të gjithë ato të cilët për arsye të ndryshme lëshojnë vendet e tyre për gjetje të një rehatie dhe jete më të mirë. Pikërisht për këtë askush nuk mund të ju bëhet pengesë për lëvizjen e lirë dhe mundësinë për azil në vendet tjera, transmeton Zhurnal.
Këtë e ka bërë si porosi avokati i popullit Ixhet Memeti me rastin e 10 dhjetorit ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që sot festojnë nën moton Të drejtat tona liria jonë e përhershme.
Memeti ka theksuar se dy dokumentet kyce për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë sjellë para 50 viteve dhe janë si fillim i zhvillimit në shoqëritë e lira dhe demokratike.