Fëmijët maqedonas janë vrarë dikund tjetër dhe janë sjellë më vonë në Smilkovc

Portali maqedonas Ohrid Sky, me një shkrim të fundit po jep dëshmi të reja në lidhje me rastin famëkeq ‘’Monstra’’, ku gjashtë maqedonas janë vrarë në mënyrën më makabre, ndërsa fajtorë u shpallën pa asnjë dëshmi gjashtë shqiptarë nga Shkupi të cilët u dënuan me burg të përjetshëm.

Sipas këtij mediumi, vrasja e fëmijëve maqedonas ka ndodhur në një qytet tjetër jashtë Shkupit dhe më pas janë sjellur në liqenin e Smilkovcit, dhjetë km nga kryeqendra e Maqedonisë.

Si viktimë e rastit ka qenë vetëm një peshkatar i cili e ka parë sjelljen e kufomave të fëmijëve. Për shkak të kësaj personat e armatosur kanë shtënë në drejtim të peshkatarit dhe e kanë vrarë. Ndërkohë akoma është e paqartë në opinion se si është e mundur që njerëz të cilët nuk kanë pasur asnjë dosje kriminale, konkretisht këta shqiptarë që të bëjnë një krim të këtillë.

Me këtë dëshmohet se njerëz të pafajshëm qëndrojnë nëpër burgjet e Maqedonisë. Nga ana tjetër ky portal po flet edhe për një dëshmi tronditëse. Kryeredaktori i këtij portali ka kontaktuar me një mik të vetin i cili ka qenë pjestarë i policisë në Drejtorinë e 6 dhe më pas është transferuar në njësinë për zbulim pranë presidentit Ivanov.

Ky pjestarë i policisë Jonce Gruevski është gjetur i vdekur më 14 shtator të vitti 2012. Ky officer i lartë i policisë jozyrtarisht ka vdekur nga disa plumba që i ka marë në zemër. Pushteti i Maqedonisë e ka fshehur dhe e ka demantuar në opinion se ky inspektor i policisë ka bërë vetvrasje. Portali maqedonas OhridSky shkruan se fajtor për rastin ‘’Monstra’’ janë funksionarë të lartë të VMRO-së.

Për këtë rast kanë qenë të njoftuar edhe funksionarët e lartë të policisë me qëllim për të fshehur gjurmët e krimit. Redaksia e OhridSky sot shkruan se për shkaqe të arsyeshme nuk do të nxjer në opinion materiale të reja. Megjithatë për rastin ‘’Monstra’’ ekzsiton videoxhirim se si fëmijët maqedonas janë vrarë jashtë Shkupit dhe më pas janë sjellë në lokacionin Smilkovc. Ky videoxhirim është në dispozicion të agjentëve serb BIA.

Artikulli paraprakAvokati i popullit kërkon që të mos kufizohet lëvizja e emigrantëve
Artikulli vijuesGreqi, policia largon migrantët nga kufiri maqedonas