Avokati i Popullit në Maqedoni: Të burgosurit janë torturuar

Në një konferencë për media, Memeti tha se janë mbledhur informacione të mjaftueshme për maltretimin e një të burgosuri.
“Pas grumbullimit të dëshmive dhe informacioneve kemi siguruar dëshmi të mjaftueshme se tek një i paraburgosur është kryer torturë. Njëlloj edhe në rastet e tjera të të paraburgosurve kemi informacione për maltretime dhe tortura dhe këto denoncime janë bërë edhe nga avokatët dhe të afërmit e të paraburgosurve”, tha Memeti.
Ai ka theksuar se në burgun e Shutkës janë vizituar vetëm një pjesë e të paraburgosurve dhe jo të gjithë dhe se për disa nuk dihet akoma gjendja e tyre.
Memeti gjithashtu ka bërë të ditur se nga e premtja e kaluar, institucioni i tyre po përballet me obstruksiuone nga drejtoria e burgut të Shkupit. Për këtë ai ka njoftuar dhe kërkuar raport nga Ministria e Drejtësisë./Alsat/
 
Artikulli paraprak“Kumanova”, Qeveria fajëson AKI-në e Policinë, AKI-ja i vë fajin Qeverisë e Presidencës
Artikulli vijuesPse Islami nuk ka nevojë për reformim