
Veprimtarë për të drejtat e njeriut në Kosovë shpresojnë se viti që sapo ka filluar do të jetë periudhë e shtimit të përpjekjeve për mbrojtjen dhe respektimin e këtyre te drejtave.
Në një bisedë për Zërin e Amerikës, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi thotë se në Kosovë asnjë kategori e popullsisë nuk është e kursyer nga shkelja e të drejtave të njeriut, ndërsa shkeljet më të mëdha bëhen nga gjykatat dhe institucionet qendrore dhe lokale.
