Komandamt Rremi niset për Hagë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, është përcjell nga familjarë e miq në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, nga ku sot niset për në Hagë.

Mustafa i është përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale, duke thënë para gazetarëve se është në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar.

“Jam duke ju përgjigj thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendimet e Dik Marty-t. Unë po shkoj në cilësinë e të intervistuarit, normalisht jam dëshmitar i dyshuar, kam avokat vendor. Po shkoj t’i përgjigjem drejtësisë. Normalisht që ne jemi të pafajshëm”, u shpreh Mustafa para se të nisej për në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se ftesat e ardhura nga Haga janë ftesa normale, derisa ka shtuar që janë takuar edhe me kryeministrin Haradinaj para nisjes.

“Janë ftesa normale qe duhet të mbyllet një prezantim. Kryeministri i ka takuar të gjithë dhe në rregull jemi”, u shpreh Mustafa.

I pyetur se a është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi ai tha se kanë qenë në kontakt me të gjithë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakSindikata e Arsimit ju kërkonë falje nxënësve: Ndoshta nuk do të keni mësim me muaj të tërë
Artikulli vijues“The Guardian”: Mafia shqiptare kontrollon tregun e kokainës në Londër