Azem Syla në paraburgim deri në mars

0
305

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla , i akuzuari kryesor në rastn e njohur si “Rasti i Tokave”.

Lajmin e ka konfirmuar për “IndeksOnline” zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar masën e paraburgimit për të akuzuarin A.S deri me dt. 06.03.2017 “, është shprehur Gashi .

Ish deputeti Syla, ishte arrestuar në shtator të vitit që lamë pas me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, për aprovimin e ankesës së Prokurorit të Eulex-i, me arsyetim se i njëjti ka tentuar të ndikoj në dëshmitarë.

Syla akuzohet për krim të organizuar dhe shpëlarje parash. Bashkë me të të akuzuar janë edhe 51 persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me keqpërdorime dhe shpëlarje parash./IndekOnline/ Gita Lushi