Historia e shkodranes: Ja si fillova të prostituoj pasi më braktisën prindërit

Shfrytëzimi i vajzave të reja për prostitucion përbën një ndër plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare të post-komunizmit.
Ky fenomen njohu përmasa të frikshme gjatë viteve të trazuara 1996-1999, dhe ka ardhur duke u zbehur me forcimin e institucioneve ligjzbatuese.

Skema ishte thuajse e njëjtë, vajza të reja që piketoheshin dhe rrëmbeheshin, e më pas, nxirreshin jashtë kufijve nga bandat në mënyra të ndryshme. E kur mbërrinin në destinacion, javë të tëra tortura, përdhunime deri sa i nxirrnin në rrugë.

Vitet e fundit bazat e prostitucionit janë përhapur ndjeshëm në Shqipëri, dhe “maskohen” kryesisht nëpër hotele.

Gjatë 5 viteve të fundit, një fenomen që po njeh rritje është vetëofrimi i të miturave për prostitucion për shkak të varfërisë apo në mungesë të kushteve për mbijetesë.

Javanews.al sjell shembullin e një të miture e cila rrëfen për Prokurorinë e Krimeve të Rënda se si vendosi të prostituoj dhe si u afrua me tutorin e saj.

Ajo tregon se tutori nuk e ka dhunuar, por ka shfrytëzuar rastin për ta afruar në aktivitetin e jashtëligjshëm për shkak të varfërisë.

Fenomeni, në rrugë për shkak të varfërisë

I pandehuri Xh. Osja ka jetuar në qytetin e Shkodrës ku gjatë vitit 2014 e deri në momentin e arrestimit të tij ka rekrutuar me qëllim përdorimin dhe shfrytëzimin si prostituta të vajzave të ndryshme të cilat afroheshin tek i pandehuri me qëllimin e gjetjes së mjeteve të përshtatshme për jetesë.

E mitura G.B, e shfrytëzuar nga Osja, ka qenë banore e qytetit të Shkodrës në një banesë me qera dhe është njohur me të pandehurin në rrethana shoqërore.

Kjo shtetase për shkak të marrëdhënieve jo të mira me familjen e saj është detyruar të largohet nga banesa e saj duke u strehuar me qera.

Kjo shtetase ka ushtruar prostitucion për disa kohe me radhë ku fillimisht ka ushtruar prostitucion për të dënuarën A. Likaj.

Më pas e dëmtuara G.B është shkëputur nga A.Likaj dhe ka rënë në kontakt me të pandehurin Xh. Osja.

Duke përfituar nga njohja e tyre e mëparshme i pandehuri ka ditur gjendjen e të dëmtuarës si dhe punën me të cilën merrej ajo.

Në këto kushte i pandehuri ka shfrytëzuar situatën në të cilën ajo ndodhej duke kryer veprime aktive ne drejtim të rekrutimit të të dëmtuarës, gjetjes së vendeve për ushtrimin e prostitucionit si dhe gjetjes së klientëve për ushtrimin e prostitucionit.

Së bashku me të dëmtuarën G.B kanë qenë dhe të miturat F.K dhe B.M. Ato jetonin në të njëjtën banesë në Shkodër, banesë kjo e marrë me qera prej tyre.

I pandehuri duke qenë në kontakt të përditshëm më të dëmtuarat ka arritur të krijojë lidhjen me to, duke shfrytëzuar gjendjen e tyre dhe faktin që dhe më parë ato kishin ushtruar prostitucion kundrejt pagesës.

Braktisja nga prindërit, rruga drejt prostitucionit

E dëmtuara F.K është e mitur e racës rome dhe që ushtronte prostitucion dhe me parë.

Kjo shtetase rezulton të jetë e braktisur nga familja e saj dhe nuk ka patur një vend të saktë në të cilin të jetonte.

Ajo ka qenë strehuar më parë tek shtetasja A. Likaj, vend nga i cili është larguar së bashku me shtetasen G.B.

Edhe e dëmtuara F.K. ka ushtruar prostitucion duke qenë e trafikuar nga shtetasja A. Likaj.

Ka qenë e dëmtuara G.B. personi që e ka njohur dhe e ka prezantuara të dëmtuarën F.K. me të pandehurin Osja.

Dëshmia e të miturës: Si u bëra prostitutë

Nga njohja, e deri tek shfrytëzimi i të miturave për prostitucion. Gjithçka ishte e mirëmenduar nga tutori, i cili studionte vajzat me probleme ekonomike, dhe i afronte ato.

Në asnjë rast nuk përmendet detyrim me dhunë në dosjen e Prokurorisë, por shfrytëzuesi josh të miturat e varfra, që gjendet përballë pamundësisë për të siguruar jetesën.

Ja një pjesë e intervistimit të të miturës F.K, para prokurorëve:

“………Kur kam ikur në Shkoder kam filluar punë në një lokal si kameriere dhe ka qenë një grua që më sillte klientet e mi – ajo mi merrte lekët. Kjo grua e kishte emrin Dada, nuk i mbaj mend emrin tjetër. Lokali ndodhej tek Ura e Bunës në Shkodër. Emër nuk kishte lokali.

Në lidhje me detaje të tjera sqaron:

…….Një ditë ishte duke rënë shi dhe isha duke ec në rrugë dhe G.B. më tha prit të marr një shok në telefon. Ajo e mori në telefon dhe vjen ky dhe ishte me një shok tjetër. Hipëm në makinë me të dhe na çoi tek shtëpia e G.B. Aty jam njohur me Xhevahirin dhe 000dhe 2-3 herë tjera që kemi dalë.

Fakti i gjetjes së klientëve nga i pandehuri rezulton i provuar nga dëshmia e mëposhtme :

– Ka ndodhur të ju ketë gjetur klient Xh. Osja?

– Po ka ndodhur.

– Kush e bente pazarin e klienteve ?

– Une se kam bere por e ka bere ai vete.

– Keni dijeni se cfare pune ka bere G.B. ne kohen qe keni qendruar ne te njejten banese me qera.Ka ushtruar prostitucion G.B ?

– G.B ka bere edhe me perpara dhe gjate kohes qe ka qene ne shtepi me mua, po ka ushtruar prostitucion.

– A i ka gjetur klient Xh. Osja, G.B.?

– Xhevahiri i ka gjetur klient G.B.

– Klientët nga ishin, i mban mend emrat ?

– Nuk i mbaj mend. Klientët ishin nga fshatrat e Shkodrës.

– A është e vërtetë që keni marrë lekë kundrejt shërbimit seksual nga duart e Xh.?

– Po kam marrë.

Nga hetimi i kryer prej Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se i pandehuri ka kryer një sërë veprimesh aktive të cilat përbëjnë vepër penale dhe konkretisht:

• Ka gjetur të dëmtuarat,

• Ka studiuar të dhënat personale të tyre,

• Ka joshur të dëmtuarat me pretekstin e gjetjes së klientelës,

• Ka gjetur klientët,

• Ka marrë paratë e përftuara nga ushtrimi i prostitucionit.

Kjo histori përbën një prej shumë dosjeve hetimore të prokurorisë me vajza të mitura që vetëofrohen për të ushtruar prostitucion. /Javanews.al/

Artikulli paraprakVIDEO – Anton Çeta – Çka i tha Hoxha Idriz Kakruki hoxhës Ferid Selimi
Artikulli vijuesInfluenca e Partisë Komuniste Kurde në Shqipëri