Ushtria e Azerbejxhanit në linjën e frontit Armeni-Azerbejxhan rimerr disa kodra dhe vendbanime strategjike. Në përleshje 12 ushtarë azerbejxhanas ranë dëshmorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbejxhanit mësohet se forcat armene mbrëmë dhe sot kanë qëlluar pa pushim pozicionet e Azerbejxhanit. Gjatë përleshjeve ka patur viktima dhe të plagosur nga civilët.
Pas kësaj ushtria e Azerbejxhanit për të siguruar jetën e civilëve nisi operacionet në rajonet Agdere, Terter, Agdam, Hocavend dhe Fuzuli.
Pas një kohe të shkurtër të sulmeve ushtria e azerbejxhanase theu pozicionet e armenëve dhe rimorri disa kodra (lartësira) dhe njësi vendbanimi me rëndësi strategjike.
Kodra përreth fshatit Talish dhe njësia e vendbanimit Sejsulan të cilat përbënin rrezik për qytetet Goranboj dhe Naftalan u pastruan nga forcat armene.