Izraeli vendosi sistemin e mbrojtjes ajrore në Jeruzalem

Të dielën autoritetet izraelite dislokuan sistemin e tyre të mbrojtjes kundërajrore “Iron Dome” në zonën e Jeruzalemit, njoftuan mediat lokale.

Më parë, një sistem të ngjashëm Izraeli e dislokoi pranë Tel Avivit. Sipas vëzhguesve, sistemi ka për qëllim të sprapsë një sulm të mundshëm nga Siria, i cili nuk përjashtohet në rast se Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë Sirinë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu pati deklaruar më parë se Izraeli nuk do të marrë pjesë në luftën kundër Sirisë, por do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi mbi territorin izraelit./titulli/kohaislame

Artikulli paraprakArabi Saudite: Ceremonia për ndarjen e çmimit botëror për shërbim ndaj Kur’anit Fisnik
Artikulli vijuesHakerët shqiptarë sulmojnë faqe të institucioneve në Maqedoni