“Dje dhe sot një ushtar i ARM-së shumë njerëzve publike, mes tyre edhe mua dhe kolegëve të tjerë në BESË, ua kishte nisur një letër që tashmë është publike dhe të cilën e paskan marrë edhe shumë portale. Meqë nuk e konsideroj atë si korrespodencë private, po i shkruaj dy-tri gjëra këtu:Së pari nuk më bën fare përshtypje që ushtari është anonim, sepse prania e shqiptarëve në ARM është vërtet anonime. As që mund të imagjinohet që ata të udhëheqin me gjeneral-shtabin ose me shërbimin informativ të ARM-së, madje edhe kur e kanë pasur Ministrinë e Mbrojtjes, kjo gati nuk është vërejtur aspak. Së dyti, ajo që e shkruan ky ushtar, është një sintezë e gjendjes sonë të gjithmbarshme, pra jo vetëm e Hasanbegut, Haraçinës e Straçincës. Ai e përshkuan në disa rreshta si duket sot një shqiptar në Maqedoni, e përshkruar faktin se shqiptarët diskriminohen si qenie njerëzore vetëm sepse janë shqiptarë. Dhe, kjo ndodhë në 15 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Meqë fuqia jonë si opozitë është mjaft e kufizuar, madje pa pasur asnjë përgjegjësi personale, por thjesht si detyrim moral, unë dua t’i kërkoj falje këtij ushtari, por edhe të gjithë shqiptarëve të tjerë si ai, por edhe shumë shqiptarëve të tjerë në Maqedoni, që e ndjejnë këtë përbuzje dhe nënshtrim dhe këtë e bëj vetëm për një arsye: ju kërkoj falje që kaq vite kishim besuar dhe shpresuar te këta njerëz që na erdhën me lëkurë qengji, duke e fshehur fytyrën e ujkut. Ushtar i nderuar, Unë kam fjalë që ta përshkruaj dhimbjen tënde dhe të shokëve tu.Më mban vetëm një shpresë se pas këtyre zgjedhjeve do të bëhet më mirë. Jo sepse këta do t’i humbin zgjedhjet, por sepse më poshtë seç e kanë ulur shqiptarin këta nuk ka ku shkon më. Andaj, sado që do ta ndryshojmë këtë gjendje, besoj se do të jetë më mirë. Po ta them ty, por edhe të gjithë shqiptarëve të tjerë: për neve nuk është e rëndësishme vetëm a fiton BESA – për neve më e rëndësishme është të humbet fara e enveristëve që pinë gjakun e popullit dhe u shërbejnë armiqve të tij, njësoj sipas shembullit të babait të tyre ideologjik, i cili i vriste shqiptarët, ndërsa i shërbente Miladin Popoviqit e Dushan Mugoshës. Sot këta, duke e vrarë popullin e tyre, qoftë si në Kumanovë e gjetiu, qoftë duke lejuar përmbytjet në fshatrat shqiptare të Shkupit, i shërbejnë me devotshmëri Gruevskit, Miajllkovit dhe të gjithë kriminelëve dhe antishqiptarëve të tjerë. Nëse doni ta keni edhe më të qartë se pse ndodhën përmbytjet në ato fshatra, dilni një ditë nëpër sheshin e Shkupit, shihni ku ka mundësuar BDI-ja të shpenzohet gati një miliard euro dhe pastaj e merrni vesh se pse shqiptarët janë në këtë gjendje dhe pse, mbase, unë kam të drejtë”, – ka shkruar anëtari i kryesisë qendrore në Lëvizjen BESA, Adnan Azizi.
You Might also Like
Disa nga “perlat” e mashtrimit mediatik gjatë orëve të grusht-shtetit në Turqi
Ngjarjet e fundit në Turqi, ishin dhe një test për cilësinë e raportimit të mediave,…
By
Redaksia
5 Min Read
SHBA kishte paralajmëruar trazira të motivuara politikisht në veri të Kosovës
Vetëm pak ditë përpara vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, Ambasada e Shteteve…
By
Redaksia
2 Min Read
Gabimi të cilin e bëjmë të gjithë
Një herë ekzistonte një njeri i cili kishte katër djem. Ai dëshironte që djemtë e…
By
Redaksia
2 Min Read
Stoltenberg dënon sulmin terrorist në Stamboll
"Terrorizmi në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet legjitimim. Të gjithë aleatët e NATO-s sëbashku…
By
Redaksia
1 Min Read
Arritjet më të mëdha të Kalifatit Osman
Arritjet më të mëdha të Kalifatit Osman: – Çlirimi i Kostandinopojës, që ishte përmbushja e ëndrrës…
By
Redaksia
1 Min Read
Një vit tjetër i padobishëm për Republikën
Shoqëritë që janë përfshirë në konflikte të armatosura, bartin mbi supe barrë të rëndë historike.…
By
Redaksia
12 Min Read
