Në mëngjesin e të premtes, tre azilkërkues të refuzuar nga Kosova fillimisht kanë ngacmuar dy nxënëse në një shkollë të qytetit Arnstadt të landit gjerman, Thüringen. Kur nxënësit tjerë e vënë re këtë, plas një sherr në mes të azilkërkuesve dhe nxënësve.
Sherri përshkallëzon pastaj në rrahje në mes tyre. Në këtë rrëmujë, njëri ndër azilkërkesit ka goditur me thikë dy nga nxënësit. Njëri prej tyre , një 15 vjeçar, ka pësuar prerje ndërsa nxënësi tjetër, hematome.
Tre azilkërkuesit, të moshave 20 deri 26 vjeçare të cilët kanë qenë me vendim për t`u dëbuar nga Gjermania, janë arrestuar, shkruajnë mediet gjermane. Sipas ministrit të brendshëm të landit Thürigen Holger Poppenhäger dëbimi i tyre tashti do të bëhet me procedurë të shpejtuar.
Para qendrës së strehimit të azilkërkuesve ka pasur grumbullim të forcave policore.