Viktimës së priftit pedofil, 80 mijë euro dëmshpërblim

Kishës katolike të Sllovenisë do të duhet t’ia paguajë dëmshpërblimin në lartësi prej 80 000 eurove viktimës së një prifti, i cili ka vdekur para gjashtë vjetësh, pak kohë para shqiptimit të dënimit gjyqësor për shkak të pedofilisë, njoftojnë mediumet sllovene.

Ky prift, i cili shërbente në një vendbanim afër Celjes, kishte vdekur në arrestin shtëpiak nga pasojat e sulmit në tru, ndërsa gjykohej për 16 sulme seksuale mbi femrat më të reja se 15-vjeçe, të cilave iu mësonte fenë katolike.

Një nga viktimat e atëhershme, sot një 28 vjeçare ka iniciuar kërkesën për procedurë private, duke kërkuar 140 mijë euro dëmshpërblim nga Peshkopia e Mariborit dhe ajo e Celjes. Gjykata e qarkut në Maribor e miratoi kërkesën për dëmshpërblim, por të zvogëluar, kështu e dëmtuara do të marrë gjithsej 80 000 euro nga të dy peshkopatat e përmendura.

Mediet theksojnë se ky është rasti i parë në Slloveni që Kisha shpallet përgjegjëse për veprat e pedofilisë së priftërinjve. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakNumri i refugjatëve sirianë mund të trefishohet
Artikulli vijuesSkaneri Digitizer i Makerbot do të lejojë këdo të printojë objekte në 3D