Azilkërkuesit kosovarë në Austri: Nuk kthehemi në Kosovë

0
177

“Ne nuk kemi punë, nuk kemi para, nuk kemi ardhmëri në Kosovë“, kështu kanë thënë për gazetën austriake Oberösterreich, 96 të ikur nga Kosova, që arritën këto ditë në stacionin e trenit në Linz.

Numri azilkërkuesve nga Kosova është në rritje e sipër. Azilkërkuesit ekonomikë nga Kosova po kalojnë momente të vështira duke lëvizur nga njeri shtet në tjetrin, disa shtete duke i larguar, e në disa duke ikur ata vetë.

Maksimumi pas tre muajve pritet që të gjithë këta njerëz, pas humbjeve materiale të kthehen në Kosovë. Përshtypja të krijohet tek këto familje të rraskapitura, të lodhura nga fytyrat e tyre, të cilat nuk kërkojnë një jetë më të mirë, por ata duan të mbijetojnë, të punojnë dhe krijojnë. Këtë mundësi nuk jua krijon vendi i lindjes assesi, pasi vendet e tyre të punës kanë përfunduar tek njerëzit e fuqishëm, transmeton tekstin e Oberösterreich, xlpress.tv.

Shpresa një nënë e re 23 vjeçare me dy fëmijët e saj Redonen 3 vjeç dhe Redonin 1,5 vjeç, shpreson që të mos kthehet e gjallë në vendlindje.

Jeta është bërë e padurueshme, politika kosovare nuk e ka idenë se sa vuan populli i tyre. Familje të tera janë në ikje e sipër, të krijohet përshtypja se askush nuk dëshiron të jetojë në atë vend, ku nuk funksionon përkujdesja shëndetësore, ku çmimet e ushqimit janë të larta si në Europë, ku shteti kërkon pagesën e energjisë, edhe pse nuk ke bukë për të ngrenë. Kemi arrit në një situatë, ku po jetojmë me vështirë se sa shtazët, thotë Shpresa për mjete të informimit.

Nga 117 kosovarë 96 u kapen në stacionin e trenit në Linz dhe u dërguan ne procedura të azilkërkuesve, sipas organeve austriake pritet qe te gjithë brenda tre muajve të kthehen në Kosovë, kurse 20 prej tyre arritën të arratisen. Nuk kalon asnjë ditë pa u kapur ndonjë ilegal nga Kosova.

Në të gjitha mjetet e informimit po përmendën mbi 5 miliardë euro ndihma nga BE-ja që përfunduan në xhepat e politikes kosovare, pa dallim. Diskutimet për Kosovën behën me një imazh jashtëzakonisht negativ. Njerëzit e ardhur nga lufta në politikë dhe Profesorët matuf po e shkatërrojnë vendin e tyre.

Shumica e ekspertëve e shohin në rrezik të shkatërrimit shtetin e ri, pasi politika nuk e ka kuptuar drejt qëllimin e shtetit dhe funksionimin e tij. Ata mendojnë se njerëzit e ardhur nga lufta duhet urgjentisht të largohen nga politika dhe profesorët automatikisht të kenë vetëm nga një burim financiar.

Sa i përket investimeve austriake ka rezerva, ku shumica e investitorëve potencial dëshirojnë të presin kohë më të mira.

Ndërkohë sipas mediave austriake grupi më i madh i azilkërkuesve që kanë ardhur në Austri gjatë janarit të këtij viti janë nga Kosova.

Nëse gjatë tërë vitit 2014 azil kanë kërkuar 1901 kosovarë, vetëm gjatë muajit të parë të vitit 2015 këtë e kanë bërë më se 1029 shtetas të Kosovës, duke e vendosur Kosovën në vendin e parë të listës së shteteve rekrutuese të azilkërkuesve. Kjo ndodh në një kohë që situata e sigurisë në Kosovë nuk ka pësuar ndonjë ndryshim.

Me këtë numër refugjatësh, kosovarët e kalojnë shifrën e kërkesave të azilit nga Siria. Nga ky vend që prej sa vitesh gjendet në luftë azil në Austri gjatë janarit kanë kërkuar azil 910 veta. Pas tyre vijnë shtetasit e Afganistanit me 622 kërkesa dhe ata të Irakut, me 286.

Ndërsa gjatë vitit 2014 sirianët përbënin grupin më të madh të refugjatëve, të ndjekur nga afganët, rusët dhe kosovarët, shkruan diepresse.at.

Për ministren e brendshme austriake Johanna Mikl-Leitner ky shtim i numrit të refugjatëve nga Kosova është një pretekst më shumë për të kërkuar shkurtimin e procedurave të azilit për shtetasit e “vendeve të sigurta” ku hyn edhe Kosova.

Mikl-Leitner ka bërë fjalë të martën për një “lëshim vërtet masiv” të vendit për arsyen se njerëzve u janë bërë premtime të rrejshme. Po të mos aplikohet procedura e shpejtuar për refugjatët nga vendet e sigurta do të bllokohen kapacitetet për refugjatët e vërtetë të luftës, ka thënë ajo. Ministrja për të arsyetuar kërkesën e saj ka thënë se përvojat e Zvicrës me procedura të shkurtuara për azilkërkuesit e vendeve të sigurta kanë funksionuar mirë.