Një azilkërkuese shqiptare lindi katërnjakë në Gjermani.
Mediat gjermane raportojnë se gruaja lindi tre vajza dhe një djalë me operacion cezerian.
Ajo ishte në javën e 32-të të shtatzënisë.
Fëmijët erdhën në jetë në klinikën universitare në Jena.
Tre fëmijë kanë nevojë për marrjen e një medikamenti, që stabilizon mushkërinjtë.
Prindërit shqiptarë kishin mbërritur në korrik të këtij viti si azilantë në Gjermani.
Gjermania mbetet vendi kampion në mbarë botën për plakjen e popullsisë, duke lënë pas edhe Japoninë.
Katërnjakët janë diçka shumë e rrallë në këtë vend.
Çdo vit në Gjermani, 12 mijë gra lindi më shumë se një fëmijë, por shumica dërrmuese janë binjakë.
Katër ekipe mjekësh po kujdesen për katërnjakët e shqiptares.