Babacan: Synojmë 5 miliardë dollarë tregti me Çekinë

Zv/kryeministri turk, Ali Babacan, mori pjesë sot në seancën e mbylljes së sesionit të 6-të të Komisionit Përbashkët Ekonomik Turqi-Çeki, mbajtur në Ankara.
 
“Synimi ynë është që të çojmë në 5 miliardë dollarë deri në vitin 2017 vëllimin tregtar ndërmjet dy vendeve tona, që aktualisht është 3,3 miliardë dollarë”, tha zv/kryeministri turk gjatë një vlerësimi në lidhje me protokollin e nënshkruar në fund të sesionit të 6-të të Këshillit të Përbashkët Ekonomik Turqi-Çeki.

Ali Babacan tërhoqi vëmendjen se energjia është një fushë bashkëpunimi e rëndësishme ndërmjet dy vendeve.

“Përveçse në tregti, ne kemi mundësi bashkëpunimi mjaft të rëndësishme edhe në shumë sfera të tjera si transporti, industria, bujqësia, mjedisi, turizmi, shëndetësia dhe arsimi. Uroj dhe shpresoj që protokolli i firmosur të jetë një shtysë e fuqishme për të gjitha këto”, theksoi zv/kryeministri i Turqisë, Ali Babacan, në fund të fjalës së tij.kohaislame
Artikulli paraprakRekord në automobilistikën turke, eksporti rriten me 31 për qind
Artikulli vijuesERDOGAN I KËRKON EGJIPTIT LIRIMIN E LIDERIT TË VËLLAZËRISË MYSLIMANE