Bademi, tejet më i mirë për lëkurën e shëndetshme dhe të bukur

Bademi është një nga burimet më të pasura të vitaminës “E” në natyrë. Kjo vitaminë është antioksidant i fortë – vepron kundër radikaleve të lira të dëmshme.

Bademi zë një nga vendet më të shquara në industrinë kozmetike, sepse është i pasur me materie ushqyese, një nga burimet më të pasura me vitaminë E, kompleksin me vitamina B dhe përmban përqindje të lartë të acideve të pangopura yndyrore. Prandaj është përbërës ideal i shumë kremave, losioneve për trup dhe dush dhe produkteve tjera kozmetike.

Fryti më i kërkuar arror

Nga të gjitha frutat arrore sot bademi kultivohen më së shumti dhe jep rendimentin më të madh botëror. Rreth 70 për qind të prodhimit botëror të bademite bie në Kaliforni, edhe pse është i kërkuar në të gjitha pjesët e botës. Trungu i bademit është i ngjashëm me të pjeshkës, kumbullës dhe kajsisë, ndërsa fara e kajsisë është aq e ngjashme me bademin sa që së bashku me të përdoret në prodhimin e marcipanit. Ka shumë lloje të bademite të cilat në mes vete dallohen sipas shijes dhe formës – kryesisht ndahen në badem të hidhur dhe të ëmbël. Derisa bademi i ëmbël përdoret në ushqim, nga varietetet e hidhura prodhohen ekstrakte të ndryshme bademesh, veçanërisht në industrinë kozmetike.

Kombinimi i shëndetshëm i yndyrave

Bademi është fryti arror më alkalin, çka do të thotë që në trup nuk krijon reaksion acidik. Përveç kësaj, në të gjendet sistemi shumë i balancuar i materive ushqyese, dhe kështu është i njohur si fryti më i shëndetshëm arror, siç është për shembull molla në mes pemëve. Rreth 52 për qind e peshës së tij bie në yndyra, nga të cilat 67 për qind janë të pangopura. Kombinimi shumë i mirë dhe i shëndetshëm i yndyrave esenciale, proteinave dhe fibrave mundëson efekt pozitiv të bademeve në nivelin e kolesterolit në gjak – shumë mjekë dhe ekspertë mjekësor u rekomandojnë njerëzve të hanë badem për të ulur nivelin e kolesterolit. Përveç kësaj, bademi është një nga burimet më të pasura të vitaminës E në natyrë. Kjo vitaminë është antioksidante, respektivisht vepron kundër radikaleve të lira.

Brumi i vitaminave dhe mineraleve

Në badem gjejmë edhe shumë vitaminash komplekse B, veçanërisht niacinëm, dhe mineralet, nga të cilat ndajmë kalciumin, me të cilin pikërisht bademi është më i pasur ndër frutat arrore. Materiet e tij ushqyese, veçanërisht proteinat, në mënyrë ideale plotësojnë kombinimin me drithërat, prandaj është më e mira në kombinim me musli.

Bademet mund t’i përdorim, edhe të përzier në mikser në formë të gjalpit ose nga ata mund të bëjmë edhe qumësht shumë të shijshëm. Nëse bademet i fusim shkurt në ujin që vlon, lëkura e tyre do të qërohet lehtë dhe bademet e tillë të qëruar do të kenë shije të lehtë kur bluhen, çka në veçanti është e përshtatshme për përgatitjen e “gjalpit”. Përveç se në kuzhinë, bademet janë të shkëlqyeshme për përgatitjen e maskës, pilingut dhe kremit. Mjafton ta presim imët dhe ta përziejmë, për shembull, me djathin e lopës, dhe ta lëmë në lëkurë për ta ushqyer. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakSHBA: Strategji e re ndaj piraterisë kibernetike
Artikulli vijuesBS:Krasniqi krijon partinë e re me Jasharajt dhe Limaj